Pa patentë dhe të dehur në timon, 9 shoferë përfundojnë në pranga
Nëntë persona janë arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë dhe Kavajë.
Dy prej të arrestuarve drejtonin makinën në gjendje të dehur, ndërsa shtatë të tjerë janë vënë në pranga për drejtim mjeti pa patentë.
Policia e Tiranës thotë se dy të arrestuarit për drejtim mjeti në gjendje të dehur janë Sokol L. 48 vjeç nga Tirana dhe 36-vjeçarja me iniciale D.B, pasi u kap duke drejtuar makinën tip Citroen e dehur.
Kurse, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt janë:
– Ramazan B., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.
– Ali D., 49 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.
– Shkëlzen Canaj, 42 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Zarta”.
– Misir J., 29 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Loncin”.
– Erald Sh., 26 vjeç, banues në Kalush, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.
– Viktor M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.
– Altin S., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Suzuki”.