⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.31 ▲2.22%
ARI 4,108 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,159 ▼ -1.41% ETH $2,409 ▼ -1.79% XRP $1.3333 ▼ -1.64% SOL $104.7400 ▼ -1.63%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.31 ▲2.22 % ARI 4,108 ▼1.02 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.31 ▲2.22 % ARI 4,108 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

Pacientët me sëmundje të rralla në Europë, pa mbështetje psikologjike

Shtatë në dhjetë persona që jetojnë me një sëmundje të rrallë në Europë dhe kujdestarët e tyre përballen me probleme të shëndetit mendor, ndërsa shumica e tyre nuk marrin ndihmën psikologjike që u nevojitet. Ky është përfundimi i një sondazhi të organizatës europiane për sëmundjet e rralla i realizuar me afro 10 mijë pacientë dhe kujdestarë në 45 vende europiane.

Sipas studimit, pacientët me sëmundje të rralla raportojnë nivele depresioni dhe ankthi shtatë herë më të larta se popullsia e përgjithshme. Ndërkohë, ndjenja e vetmisë rezulton deri në 20 herë më e përhapur, ndërsa mendimet vetëvrasëse deri në 10 herë më të shpeshta.

Pothuajse tre të katërtat e të anketuarve thanë se kishin nevojë për mbështetje profesionale psikologjike gjatë gjashtë muajve të fundit, por vetëm rreth gjysma e tyre arritën ta merrnin atë.

Kostot e larta, listat e gjata të pritjes, largësia nga shërbimet dhe mungesa e informacionit janë ndër pengesat kryesore që kufizojnë aksesin në kujdesin e shëndetit mendor.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë përbën një krizë të vërtetë të shëndetit mendor për komunitetin e personave me sëmundje të rralla dhe kërkojnë që mbështetja psikologjike të bëhet pjesë e pandashme e kujdesit shëndetësor për këta pacientë në çdo fazë të trajtimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.