☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 75.01 ▼0.35%
ARI 4,276 ▼1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,348 ▼ -2.34% ETH $1,745 ▼ -2.98% XRP $1.1899 ▼ -2.75% SOL $72.0900 ▼ -2.69%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.01 ▼0.35 % ARI 4,276 ▼1.79 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 75.01 ▼0.35 % ARI 4,276 ▼1.79 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Kosova

“Padi për shpifje”, Rama reagon ashpër ndaj Dejona Mihalit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar sërish ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke e akuzuar për gjuhë përçarëse, shpifje dhe fushatë diskreditimi ndaj tij dhe figurave publike.

Në një deklaratë publike, Rama tha se po përgatit padi për shpifje, duke theksuar se do ta dërgojë çështjen në Prokurori.

Ai akuzoi Mihalin dhe struktura të afërta me VV-në se, sipas tij, veprojnë përmes “brigadave të rrjeteve sociale dhe profileve të rreme” me qëllim përçarjen e opinionit publik.

“Po përgatitet padi për shpifje… kush mendon se mund të më ndalë me kërcënime e shantazhe, e ka gabim”, ka deklaruar Rama, duke shtuar se do të vazhdojë të flasë kundër atyre që i konsideron “të dëmshëm për vendin”.

Ai ngriti gjithashtu akuza më të gjera politike ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se partia në pushtet po tenton, sipas tij, të kontrollojë institucionet, gjyqësorin dhe mediat, si dhe të kufizojë zërin kritik në publik.

Rama paralajmëroi se, sipas tij, vendi po hyn në një “fazë të rrezikshme të normalizimit të mentalitetit totalitar”, duke theksuar se gjyqësori i pavarur dhe mediat janë, siç u shpreh ai, pengesa ndaj pushtetit absolut.

Ai kritikoi edhe raportet e pushtetit me mediat dhe institucionet e pavarura, duke përmendur rastet e fundit në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe duke i lidhur ato me një strategji më të gjerë politike për kontroll të informacionit.

Në fund të deklaratës, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë mbi drejtimin politik të vendit, duke paralajmëruar rreziqe për demokracinë dhe institucionet shtetërore./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.