Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.68 ▼2.5%
ARI 4,390 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,581 ▲ +5.29% ETH $2,717 ▲ +5.54% XRP $1.4806 ▲ +7.59% SOL $115.6800 ▲ +7.08%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.68 ▼2.5 % ARI 4,390 ▼0.79 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.68 ▼2.5 % ARI 4,390 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Pagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re

Kryeministri Edi Rama ka ftuar institucionet e sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashkët konsultimi për çështjen e pagave të magjistratëve.

Top Channel ka mësuar se ftesa ka shkuar për të gjitha institucionet e drejtësisë, duke u njoftuar se takimi do të zhvillohet më 28 shtator, në orën 12:30, në Kryeministri, dhe sipas ftesës synon të shërbejë si pikënisje e një procesi konsultimi dhe dialogu ndërinstitucional për mënyrën e përcaktimit të pagave në sistemin e drejtësisë.

Në ftesën drejtuar institucioneve theksohet se diskutimi do të fokusohet te parimet, kriteret dhe instrumentet që duhet të udhëheqin politikën e pagave, duke pasur në konsideratë qëndrueshmërinë buxhetore, koherencën ndërinstitucionale dhe proporcionalitetin mes funksioneve dhe përgjegjësive.

“Synimi është diskutimi i përbashkët i parimeve dhe elementeve mbi të cilat mund të ndërtohet një mekanizëm i qëndrueshëm, koherent dhe i parashikueshëm për përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë, sipas standardeve evropiane”, thuhet në ftesë.

Sipas ftesës, konsultimi nuk do të kufizohet vetëm te niveli aktual i pagave, por synon të përcaktojë një mekanizëm të qëndrueshëm për përcaktimin dhe rishikimin periodik të tyre.

Qeveria kërkon që ky mekanizëm të mbështetet në rregulla të qarta dhe objektive, duke synuar një qasje të përbashkët mes institucioneve.

Në dokument theksohet gjithashtu se procesi synon të kontribuojë në pavarësinë, integritetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë, ndërsa njëkohësisht të garantojë qëndrueshmërinë financiare të shtetit.

Ftesa e Ramës vjen në një moment kur çështja e pagave të magjistratëve është kthyer në një debat institucional mes organeve të drejtësisë dhe ekzekutivit.

Pak ditë më parë në Kuvend është miratuar gjithashtu një formulë e re për pagën referuese, duke e çuar koeficientin nga 0.36 në 0.38 të pagës së Presidentit, ndërsa kjo formulë është kundërshtuar nga disa institucione të drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.