🌧️
Tiranë 12°C · Shi 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.41 ▼0.46%
ARI 4,130 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,546 ▼ -1.65% ETH $2,132 ▼ -4.59% XRP $1.0991 ▼ -5.47% SOL $86.9100 ▼ -2.6%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.41 ▼0.46 % ARI 4,130 ▲1.34 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.41 ▼0.46 % ARI 4,130 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kosova

Trepça nis rikthimin në posedim të pronës pranë Fakultetit të Arteve në Prishtinë

Ndërmarrja thotë se ka dokumentacionin e pronësisë për parcelën që nuk është shfrytëzuar që nga paslufta

Ndërmarrja “Trepça” ka nisur lirimin dhe rikthimin në posedim të një parcele në Prishtinë, në afërsi të Fakultetit të Arteve, për të cilën thotë se posedon dokumentacionin e plotë të pronësisë.

Kështu ka deklaruar për KosovaPress Burim Hajdini, zyrtar për menaxhimin e pronave dhe aseteve në “Trepça”. Sipas tij, kjo parcelë nuk ka qenë në shfrytëzim nga ndërmarrja që nga paslufta, ndonëse dokumentacioni i pronësisë është në duart e saj.

Hajdini thotë se “Trepça” ka pësuar dëme të mëdha financiare ndër vite si pasojë e pamundësisë për ta shfrytëzuar këtë pronë, ndërsa mbi të rëndojnë edhe detyrime tatimore në vlerë prej mijëra eurosh.

Sipas tij, ekipet e ndërmarrjes gjenden sot në terren për ta liruar parcelën. “Po vendosim laurën dhe reklamën e Trepçës. Të gjitha objektet përreth janë pronë e Trepçës. Me disa lokale tashmë kemi marrëveshje për t’i liruar si parking”, ka thënë Hajdini.

Ai ka bërë të ditur se ndërmarrja ka kontratë me një institucion shtetëror për shfrytëzimin e parkingut, së bashku me një aneks shtesë, ndërsa pronarët e automjeteve do t’i largojnë vetë mjetet. Rreth këtij aksioni, sipas tij, janë njoftuar Inspektorati, Komuna dhe Policia. Procedurat për këtë parking, thotë ai, kanë nisur që në vitin 2024, pa marrë ndonjë përgjigje konkrete nga institucionet.

Duke iu referuar çmimeve të tregut në atë zonë, “Trepça” llogarit rreth 45 mijë euro në muaj të ardhura nga qiraja, apo afërsisht 500 mijë euro në vit.

Burimi: KosovaPress

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.