Paketa Fiskale 2027/ Malaj: Të pasurit do të tatohen më shumë, taksa e qarkullimit mbi karburantet kalon te taksa vjetore e mjeteve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka folur edhe për Paketën Fiskale 2027 ku tha se synon rishpërndarjen e të ardhurave në favor të kategorive më në nevojë dhe shtresës së mesme, pa ndryshuar nivelin e përgjithshëm të të ardhurave buxhetore.
Malaj tha se paketa mbështetet në tri parime kryesore: rishpërndarjen e të ardhurave, forcimin e drejtësisë fiskale dhe përmirësimin e efikasitetit të sistemit tatimor.
Ndryshimet e propozuara prekin disa prej taksave kryesore, përfshirë tatimin mbi dividendin, tatimin mbi të ardhurat personale dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Në paketë parashikohet gjithashtu zëvendësimi i taksës së qarkullimit mbi karburantet me taksën vjetore të mjeteve.
“Ministria e Financave ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2027, e cila parashikon ndryshime dhe propozime me efekt neutral në të ardhurat buxhetore, pasi bazohet në rishpërndarjen e të ardhurave në favor të kategorive më në nevojë dhe shtresës së mesme.
Paketa Fiskale mbështetet në tri parime kryesore: rishpërndarjen e të ardhurave, forcimin e drejtësisë fiskale dhe përmirësimin e efikasitetit të sistemit tatimor.
Në këtë kuadër, janë propozuar ndryshime në tatimin mbi dividentin, tatimin mbi të ardhurat personale dhe TVSH-në, si dhe zëvendësimi i taksës së qarkullimit mbi karburantet me taksën vjetore të mjeteve.
Këto masa synojnë krijimin e një sistemi fiskal më të drejtë, rritjen e kontributit nga shtresat me të ardhura më të larta dhe garantimin e të ardhurave të qëndrueshme për financimin e shërbimeve publike dhe investimeve”, tha Malaj.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.