☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,337 ▼ -0.05% ETH $2,060 ▲ +0.06% XRP $1.3005 ▼ -1.1% SOL $79.7900 ▼ -1.3%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Politika

Paketa ligjore kundër KÇK-së/Rama: Koha që të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi

“Të gjithë ata që janë dënuar, janë akuzuar apo i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK-së, ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre dhe paralelisht me ta ne do të bëjmë të mundur vendosjen me shpatulla pas muri të çdo anëtari të KÇK-së në prokurori apo gjykatë që do të marrë vendime në kundërshtim me ligjin”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Në ceremoninë e inaugurimit të repartit të ri të forcave speciale RENEA, Rama tha se “jemi përpara një burimi të ri sfidash”.

Sipas tij, “viti 2020 është një vit kyç për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar”.

“Me përparimet e Reformës në Drejtësi po bëhet një pastrim i madh rrënjësor në pallatin e drejtësisë. Koha e nevojshme për të mbaruar këtë pastrim dhe për të vënë në funksionim të plotë institucionet e reja të drejtësisë, nuk është fort e shkurtër”, tha Rama.

Ndërkohë, ai nënvizoi se “në këtë fazë tranzicioni mes një sistemi që po shembet dhe një tjetri që po ngrihet, shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, me një organizatë të rrezikshme, e mirëfilltë kriminale e përbërë nga prokurorë dhe gjykatës që e kanë të qartë se nuk e kalojnë dot Vetingun dhe janë bashkë në KÇK, duke dhënë vendime skandaloze në kundërshtim me ligjin dhe cenim të sigurisë kombëtare”.

Rama tha se “ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e konkluduar këto ditë që flasim edhe me partnerët tanë të pazëvendësueshëm, SHBA dhe BE”.

“Në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, duke zhvilluar një aktivitet agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar apo i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK-së”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.