☁️
Tiranë 17°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,848 ▲ +0.99% ETH $2,547 ▲ +1.68% XRP $1.4192 ▲ +1.09% SOL $112.0500 ▲ +1.84%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Bota

PAKISTAN – Sharif: Do të mbrojmë sovranitetin e Arabisë Saudite në kuadër të paktit të Mekës

ISLAMABAD, 11 tetor /ATSH-AA/ – Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif rikonfirmoi sot angazhimin e vendit të tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Arabisë Saudite, në kuadër të Aleancës së re Trepalëshe të Mekës, të formuar së bashku me Arabinë Saudite dhe Turqinë, duke dënuar sulmet e grupit Houthi të Jemenit ndaj mbretërisë.

Sharif e bëri deklaratën pasi Houthit shënjestruan aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad dhe aeroportin ndërkombëtar të Abhas, duke shkaktuar viktima dhe plagosje në mesin e civilëve.

Duke vlerësuar “vigjilencën dhe profesionalizmin” e forcave të armatosura saudite dhe të forcave të koalicionit në përgjimin e disa raketave balistike si dhe “përpjekjet e tyre të palodhura për të mbrojtur jetët e pafajshme dhe për të garantuar sigurinë e Mbretërisë”,

Sharif tha se “Pakistani qëndron në solidaritet të palëkundur me udhëheqjen dhe popullin e Mbretërisë mike të Arabisë Saudite”.

Në përputhje me Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës dhe vendimet e fundit të marra nga Komiteti i saj Strategjik Politik dhe i Mbrojtjes, ai shkroi në platformën amerikane të rrjeteve sociale X se “angazhimi ynë për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e Mbretërisë është i palëkundur. Ne mbështesim plotësisht të drejtën legjitime të Arabisë Saudite për të mbrojtur popullin e saj, qytetet dhe infrastrukturën jetike”.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen tha të enjten se kishte kapur dhe shkatërruar tri raketa balistike të lëshuara nga Huthit në drejtim të Riadit dhe Khamis Mushaitit.

Zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree pretendoi se grupi i tij shënjestroi me një raketë balistike aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad, duke thënë se sulmi kishte ndërprerë trafikun ajror.

“Milicia Houthi duhet t’i ndalojë menjëherë këto sulme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me Arabinë Saudite përballë këtyre kërcënimeve”, tha kryeministri pakistanez.

Paketa që krijon Aleancën e re të Mekës u nënshkrua më 7 gusht nga Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani, pas së cilës të tri vendet anëtare ndërmorën një sërë hapash për institucionalizimin e marrëveshjes./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.