BotaOpinion

Pakti i Mossulmimit mes BS dhe Gjermanisë, ndihmoi për fitoren e mëpasshme të sovjetikëve

Marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë u përkeqësuan ndjeshëm pas ardhjes në fuqi të Hitlerit. Kur ndodhi saktësisht ky përkeqësim, pse dhe me iniciativën e kujt ndodhi?

Në vitet 1930, Bashkimi Sovjetik ishte qartazi antifashist dhe, për pasojë, antigjerman. Marrëdhëniet e tij me Gjermaninë nisën të ndryshojnë gradualisht vetëm pas Marrëveshjes së Mynihut, me Berlinin që mori iniciativën, fillimisht në formën e diskutimit të pozicionit sovjetik. Megjithatë, të fokusuar në formimin e një koalicioni me Britaninë e Madhe dhe Francën, liderët sovjetikë qenë dyshues dhe ngurrues në plotësimin e propozimeve gjermane. Siç pranohet nga historianë të shquar, edhe perëndimorë, deri në mesin e gushtit 1939, menjëherë pas dështimit të negociatave tripalëshe, Stalini synonte që të krijonte një koalicion antiHitler që të përfshinte Bashkimin Sovjetik, Francën dhe Britaninë e Madhe. Në Bashkimin Sovjetik qenë të vetëdijshëm se koncepti i politikës së jashtmë i Rajhut të Tretë ishte drejtpërsëdrejti i lidhur dhe i shkrirë me deklarimet naziste rreth “hapësirës jetike” jo diku në Afrikë, por në Lindje, siç thoshte Hitleri, në trojet slave. Për pasojë, Berlini ishte armiku ynë kryesor.

Por çfarë duhej të bënte Stalini kur negociatat me francezët dhe britanikët kishin dështuar dhe Gjermania ishte gati të sulmonte Poloninë? Duke pasur parasysh konfliktin në Khalkhin Gol, më së pari ai duhej të mendonte për sigurinë kombëtare dhe shtetërore të vendit. I duhej që ta vononte nisjen e luftës me Gjermaninë. Pse Bashkimi Sovjetik duhet të ishte i pari që të hynte në luftë me Gjermaninë, në kundërshtim me opinionin e deklaruar qartazi të qeverisë polake? Pse Bashkimi Sovjetik duhet të ndihmonte polakët dhe t’i dërgonte ushtarët e tij që të vdisnin për hatër të Polonisë, ndërkohë që Britania e Madhe dhe Franca nuk donin të luftonin me Gjermaninë?

Pse dështuan negociatat anglo – franko – sovjetike e mbajtura në Moskë në verën e 1939? Shpesh dëgjojmë të thuhet se lidershipi sovjetik qëllimisht e sabotoi nënshkrimin e marrëveshjes me Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe se i gjithë procesi i negociimit nuk ishte gjë tjetër veçse një teatër me qëllim që ta nxiste Hitlerin të përfundonte një marrëveshje me Bashkimin Sovjetik.

Ka pasur akuza të tilla; edhe tani shpesh i dëgjojmë që të përsëriten. Por nëqoftëse shikojmë në negociatat anglo – franko – sovjetike në mënyrë më të detajuar, do ta kuptojmë falsitetin e akuzave të tilla. Le t’i shikojmë nga afër. Më 18 mars, qeveria britanike i kërkoi Bashkimit Sovjetik dhe një numri vendesh të tjera lidhur me pozicionin e tyre në rastin e një sulmi gjerman ndaj Rumanisë. Nga ana e saj, Moska sugjeroi thirrjen e një conference ndërkombëtare që të përfshinte vendet europianolindore, duke e larguar mundësinë e diskutimit të fatit të Rumanisë apo Polonisë me Mbretërinë e Bashkuar pa klonsultuar përfaqësuesit e këtyre dy shteteve më të interesuara. Më pas Londra sugjeroi nënshkrimin e një deklarate të përbashkët, por Polonia refuzoi ta bënte një gjë të tillë! Dhe si mund të nënshkruante njeriu një deklaratë për mbrojtjen e Polonisë pa vetë Poloninë? Në atë kohë, askush nuk mund të garantonte se Polonia nuk do t’i nënshtrohej presionit të Hitlerit dhe të plotësonte kërkesat e Gjermanisë pa një luftë. Si rezultat i këtij zhvillimi, Polonia do të bëhej vasale e Gjermanisë, partneri i vogël i koalicionit të saj. pastaj skenari i sulmit të përbashkët të Gjermanisë dhe Polonisë kundër Bashkimit Sovjetik dhe unifikimi i kapaciteteve ushtarake të të dy shteteve bazuar në armiqësinë e përbashkët ndaj Bashkimit Sovjetik do të bëhej më i mundshëm.

Lejomëni t’ju kujtoj se në janarin e 1939, gjatë negociatave Ribbentrop – Beck, që ishte në thelb ajo çka Ministri i Jashtëm gjerman i ofroi Polonisë. Siç e dimë sot, inteligjenca sovjetike informoi Kremlinin rreth përmbajtjes së këtyre bisedimeve. Por pika kyçe është se më 31 mars Mbretëria e Bashkuar i dha Polonisë garanci unilaterale të pavarësisë, sërish pa u konsultuar me Bashkimin Sovjetik, prapa kurrizit të tij. Megjithatë, më 17 prill, Moska i ofroi Londrës dhe Parisit që të përfundonin një marrëveshje tripalëshe lidhur me asistencën reciproke. Por pozicioni i qeverisë polake dhe i qeverive të shteteve balltike mbeti sërish shkëmbi bllokues në negociata. Bashkimi Sovjetik nuk kishte kufi të përbashkët me Gjermaninë. Si mund të niste Bashkimi Sovjetik një luftë me Hitlerin, ndërkohë që Polonia dhe shtetet balltike po thonin në mënyrë të psëritur se “asnjë ushtar sovjetik nuk do të lejohej të hynte në territorin e tyre” dhe refuzuan të diskutonin çdo garanci të pavarësisë dhe integritetit territlrial të tyre nga Bashkimi Sovjetik? Qe qasja jokonstruktive e këtyre shteteve, pozicioni iracional antisovjetik i elitës polake që e bëri të pamundur çdo diskutim apo edhe nënshkrimin e çdo lloj konvente ushtarake që krijonte një Antantë të re të modeluar sipas Luftës së Parë Botërore dhe të përfaqësuar nga Bashkimi Sovjetik, Britania dhe Franca. Prapseprap, deri në fund Kremlini po përpiqej të bënte diçka – ne dimë se në gusht të 1939 misione britanike dhe franceze erdhën në Moskë dhe qe vetëm gjatë këtyre bisedimeve që rezultoi se do të ishte e pamundur të nënshkruhej diçka tjetër përveçse “deklarimit të qëllimit” dhe qe e pamundur të bindej Polonia ta pranonte asistencën sovjetike. Qe vetëm atëhere që Kremlini vendosi në favor të kontakteve me Berlinin.

A pati ndonjë diskutim në rrethin e Stalinit lidhur me strategjinë sovjetike në raport me Gjermaninë? A pati consensus në lidershipin sovjetik lidhur me nevojën e nënshkrimit të një marrëveshjeje mossulmimi?

Në atë kohë një grup i vogël i liderëve të vendit ishte i përfshirë në çështje të tilla. Përveç Stalinit, përfshinte Vyacheslav Molotov, Andrei Zhdanov, Georgy Malenkov dhe disa të tjerë. Për sa u përket ushtarakëve, Komisari i Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik Clement Voroshilov duhet të përmendet i pari. Nga analizimi i kursit politik të demokracive perëndimore dhe atij të negociatave tripalëshe, nuk kishte dyshim se britanikët dhe francezët po kërkonin që ta kanalizonin agresionin gjerman nga lindja. Kështu që pati një consensus të plotë midis liderëve sovjetikë lidhur me nënshkrimin e një marrëveshjeje mossulmimi me Gjermaninë. Kur gjatë negociatave tripalëshe u bë e qartë se konventa ushtarake me Britaninë dhe Francën nuk mund të arrihej, Bashkimi Sovjetik nënshkroi një marrëveshje huaje me Gjermaninë më 19 gusht. Më 23 gusht u nënshkrua marrëveshja e mossulmimit dhe protokolli sekret shtesë i saj.

Sipas mendimit tuaj, a do të kishte qenë në gjendje Polonia të merrte ndihmë nga Franca dhe Anglia sikur Ushtria e Kuqe të mos e kishte kaluar kufirin lindor të saj më 17 shtator?

Polonia u dënua nga arrogance e lidershipit të saj, që i kishte refuzuar iniciativat sovjetike për të krijuar një sistem sigurie kolektive në Europë, si edhe nga ngurrimi francez për ta “shpëtuar” atë. Më 17 shtator, trupa kryesore e ushtrisë polake ishte e shkatërruar ose e rrethuar. Trupat gjermane izoluan Varshavën – qendrën e administratës ushtarake dhe politike të vendit; qeveria e vendit doli në ekzil dhe po përgatitej tashmë ta kalonte kufirin. Përpara shpërthimit të luftimeve, shumica e flotës polake i qe bashkuar flotës angleze, duke e braktisur çdo përpjekje për t’i mbrojtur brigjet e saj. Çfarë ka për të folur në rast se, duke filluar nga 9 shtatori, lidershipi polak nisi bisedimet me Francën për dhënien e azilit qeverisë polake? Kjo do të thotë se ata e kishin përcaktuar gjithçka dhe vendosën të largohen.

Me që ra fjala, Presidenti i Polonisë e la Varshavën ditën që filloi lufta, më 1 shtator. Më 4 shtator, nisi evakuimi i institucioneve qeveritare. Më 5 shtator, qeveria u largua nga vendi dhe natën e 7 shtatorit Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë polake Edëard Rydz-Śmigły u largua nga vendi. Sikur Britania dhe Franca do të kishin dashur realisht ta ndihmonin Poloninë, ata lehtësisht mund ta kishin shkatërruar barrierën e dobët gjermane në kufirin gjermano – francez, ku superioriteti i tyre ishte dërrmues. Por nuk e bënë kurrë një gjë të tillë. Nuk është rastësi që në Perëndim kjo periudhë e e luftës quhet “lufta e çuditshme”. Më 21 nëntor qeveria franceze krijoi një “shërbim argëtimi në ushtri, ku dhënia e alkoolit shtesë ushtarëve u diskutua në Parlament, u hoq taksa e letrave të bixhozit për ushtrinë “aktive”, blenë gjithashtu 10000 topa futbolli…

Sikur të mos kishte pasur fushatë polake, ndoshta Ushtria e Kuqe do të kishte qenë më lehtë për t’u mbrojtur ndaj gjermanëve në “linjën Stalin” tashmë të përgatitur?

Të gjitha linjat mbrojtëse e krijuara përpara Luftës së Dytë Botërore në vendet europiane dështuan; ato që u sulmuan eventualisht u depërtuan ose u dorëzuan. Në këtë luftë të lëvizshme, largësitë kishin më shumë vlerë sesa kufijtë. Sikur Gjermania të ishte duke e përgatitur një sulm kundër kufirit verior të Bashkimit Sovjetik më 16 shtator 1939, shanset për mbajtjen e Leningradit do të kishin qenë shumë të pakta; Minsku dhe Kievi do të kishin rënë akoma më përpara. Por, më e rëndësishmja, do të kishte pasur mundësi më të pakta për t’i evakuuar ndërmarrjet e mbrojtjes; edhe sikur t’ia kishim dalë me sukses më 1941, praktikisht nuk do të kishte asgjë për ne që të luftonim më 1942.

Sikur të mos kishte pasur pakt, më 1941 trupat gjermane nuk do të kishin luftuar 500 kilometra në Bjellorusinë Perëndimore dhe në Ukrainë. Ato do të kishin nisur një sulm nga një pozicion shumë më i avantazhuar dhe do ta arrinin Moskën dhe Leningradin shumë më shpejt nga sa ia arritën. A do të kishte mbijetuar Moska në këtë rast? Në verën e 1941, duke fituar më shumë kohë në shkëmbim të territorit të tyre, komanda sovjetike qe në gjendje që të mobilizonte dhe të armatoste dhjetëra divizione, të cilat eventualisht arritën që ta stabilizonin frontin dhe t’i zmbrapsin gjermanët nga Moska.

Si e preku shoqërinë sovjetike ndryshimi në marrëdhëniet sovjeto – gjermane? Deri në çfarë mase refuzimi i kritikës së ashpër të nazistëve e çorientoi shoqërinë dhe elitën sunduese në fillimet e viteve 1940?

Komunistët e vendeve të ndryshme u shtangën kur kritikat ndaj Gjermanisë naziste ndaluan pas nënshkrimit të Paktit të Mossulmimit, por askush nuk foli publikisht. Brenda vendit, njerëzit gjithashtu bënin të njëjtën pyetje. Megjithatë, shumica dërrmuese e popullsisë e kuptoi se trajtati me Gjermaninë qe një hap i detyruar. Përderisa Gjermania mbetej një shtet nazist me një ideologji mizantropike dhe plane agresive, nuk pati asnjë dyshim se traktati qe një manovër e përkohshme. Ushtarakët e kuptuan këtë më mirë se kushdo tjetër.

Cili qe reagimi i Japonisë ndaj traktatit sovjeto – gjerman?

Për japonezët kjo qe si një rrufe në qiell të pastër. Pa e konsultuar aleatin e saj, Gjermania nënshkroi një Pakt Mossulmimi me Bashkimin Sovjetik ndërkohë që japonezët po luftonin me trupat sovjetike dhe mongole në Khalkhin Gol. Si rezultat, marrëveshja e nënshkruar nga aleati i saj e detyroi qeverinë japoneze të dorëhiqet! Besoj se humbja në Khalkhin Gol dhe traktati sovjeto – gjerman e kthyen vektorin e agresionit japonez nga jugu. Lëvizja e Hitlerit, që papritmas nënshkroi një traktat me Bashkimin Sovjetik, rezultoi në uljen e besimit të Tokios në Fyhrerin e Rajhut të Tretë.

Siç e dimë, Protokolli Sekret i Paktit të Mossulmimit sovjeto – gjerman u dënua nga Kongresi i Deputetëve të Popullit të Bashkimit Sovjetik më 24 dhjetor 1989. Në dritën e kushteve të reja, a mund t’ia vlente të merrej në konsideratë abrogimi i këtij vendimi?

Si suksesore e Bashkimit Sovjetik, Federata Ruse sigurisht që e ka mundësinë ta bëjë një gjë të tillë. Problem është se ne kemi vuajtur tashmë të gjithë efektet negative e adoptimit të kësaj marrëveshjeje, përderisa i shërbeu kauzës së çarmatimit tonë diplomatik, ideologjik dhe aktual përpara Perëndimit në kohën e Perestrojkës dhe në vitet ‘90. Sot nuk do të kishte asnjë ngut lidhur me këtë çështje. Historianët dhe juristët kanë kohë që ta investigojnë situatën dhe të japin verdiktin e tyre; më pas, bazuar në këtë verdict, shoqëria jonë duhet të vendosë, qoftë pavarësisht apo nëpërmjet përfaqësimit ligjor, sesi ta trajtojë protokollin sekret dhe nëse ta anullojë apo jo vendimin e Kongresit të Deputetëve të Popullit.

Në ditët e sotme Perëndimi bën shpesh filma dhe seriale që drejtpërsëdrejti ose jo e tregojnë Rusinë dhe Bashkimin Sovjetik në dritë të keqe; Kursk dhe Chernobyl janë shembujt më të fundit. a mund të supozojmë se nënshkrimi i një pakti mossulmimi mund të bëhet fare mirë deridiku objekti i një pune të tillë. A nuk duhet të zbatojmë parimin e reciprocitetit dhe të bëjmë një film, të themi, rreth Marrëveshjes së Mynihut të 1938?

Shembujt që ju jepni ilustrojnë jo vetëm tezën rreth vektorit antirus të këtyre filmave, por edhe suksesin komercial të tyre. shumë shpesh, kërkesa për filma të tilla në audiencën perëndimore ju lejon që të nxirrni koston e prodhimit të tyre për shkak të nxjerrjes në shkallë të gjerë. Nëqoftëse dikush arrin që të realizojë një skenar të mirë rreth Marrëveshjes së Mynihut të 1938 apo të ndonjë ngjarjeje tjetër dhe nxjerr një prodhim të mirë prej tij, atëhere pse jo? Por bërja e një filmi të kushtueshëm thjesh për të goditur dikë në Perëndim është një qëllim që nuk e justifikon mjetin.

(nga Sputnik)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button