Ndër të tjera ambasadori gjerman në Tiranë, komentoi edhe krizën politike në vend, për të cilën tha se zgjidhja duhet të vijë nga vetë politika, ndërsa apeloi palët të ulën në tryezën e dialogut.
“Jam i bindur që zgjidhja për konfliktet politike duhet të vijë nga vetë politika. Nuk e shikoj Gjermaninë si një lloj ndërmjetësi. Kemi folur me përfaqësues të partive politike, kemi ofruar mbeshtetjen tonë teknike, edhe për reformën zgjedhore.” tha më tej ambasadori Zingraf, duke e konsideruar tryezën për reformën zgjedhore të pak ditë më parë, si një sinjal pozitiv.
“Të gjitha partitë të ulen bashkë. Kemi folur me palët dhe kemi dhënë mbështetjen tektine dhe në kuadër të komisionit të reformës zgjedhore. Një ekspert gjerman ka bashkëpunuar duke vendosur në tavolinë një draft mbi të cilin mund të vazhdohet të punohet.”-vijoi më tej Zingraf.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.