Politika

Paloka: Janë kërcënuar anëtarë të PD-së në Pukë e Mallakastër

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat të premten, denoncoi dhunën që ushtrohet ndaj anëtarëve të PD-së në rrethe, sipas tij, nga ana e banditëve të mazhorancës.

“Janë kërcënuar anëtarë të PD-së në Pukë e Mallakastër. Nga frika e humbjes, mazhoranca ka nxjerrë në aksion lukunitë e banditëve. E gjithë kjo klimë e krijuar nga dyshja Rama-Meta tregon se mafia po përdor mënyra kriminale për të mbajtur pushtetin”, tha Paloka.

Deputeti demokrat u bëri thirrje gjithashtu partnerëve dhe vëzhguesve “të mos lejojnë degjenerimin e situatës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button