Politika

Paloka: Kërkova testin e drogës dhe zbardhjen e tabulateve nga 20 janari 2011

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka kërkuar në Gjykatë testin e drogës dhe zbardhjen e tabulateve telefonike të kryeministrit Edi Rama nga 20 janari 2011. në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata Paloka theksoi se të gjitha deklaratat fyese të kryeministrit në Parlament do të paraqiten si prove materiale në Gjykatë.

Paloka31“Kokaina siç thash edhe në seancë nuk shitet te tregu i zarzavateve për mua është një nga provat që tregon lidhjen e kryeministrit me krimin. Kërkona administrimin tabulateve telefonike nga 20 janari 2011 edhe kjo kërkesë për të vërtetuar që ky kryeministër në vet të parë ka komunikuar me njerëz të inkriminuar. Paraqita dy nga procesverbalet e seancave të fundit parlamentare ku haptazi Edi Rama që pretendon se i ka hapur këto procese për të ndryshuar rregullat e kësaj politike të qelbur sipas tij. Paraqita sot disa nga shpifjet më ordinere të këtij kryeministri në parlament ku akuzon drejtësinë opozitën si të lidhur me krimin.

Paraqita edhe fyerjet e vazhdueshme që ky zoriti i bën opozitës, gjyqtarëve, i bën gjithkujt duke e cilësuar veten si zot mbi gjithçka. I paraqita për të treguar sa i hipokrit dhe i pafytyrë është ky kryeministër. Është qartazi i lidhur me krmin. Me provat e fundit që kanë dal për të dhe deputetët e tij dhe lidhjet e tij me krimin, përfaqësuesja e tij deklaroi para trupit gjykues se këto nuk mund të quhen prova.”- u shpreh Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button