Politika

Paloka: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme e të dëmshpërblehen 100% banorët

Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Edi Paloka, gjate fjales se tij ne seacen plenare te Kuvendit, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se nuk po merren seriozisht me situatën ne zonat e permbytura. Ai ka kërkuar qe kryemininistri duhet të jape shpjegime në Kuvend (ndërsa kryeministri Rama aktualisht ndodhet në zonat e përmbytura në qarkun e Vlorës).

Edi-Paloka-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-466x3504Paloka në fjalën e tij tha se “Rama nuk po merret me situatën, por po bën show mediatik, sepse nuk guxon të përballet me realitetin. Prandaj e përsëris, të dali këtu e të japi llogari për situatën dhe të informojë, pasi është detyra e tij kryesore të jape llogari. Çfarë masash mori për situatën në zonat e përmbytura?. Çfarë masash mori përveç asaj që paska njoftuar disa fshatarë se po përmbyteni!? Çfarë masash mori pas përmbytjes? Sa tokë është e përmbytur, sa është numri i familjeve të përmbytura? Çfarë masash janë marrë për t’u strehuar këto familje”.

“Të gjitha këto duhet të vijë kryeministri të na i thotë këtu në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe mbi të gjitha, ai nuk vendos gjendjen e emergjencës se nuk do të paguaje paratë e demeve të shkaktura nga përmbytja, sepse me këtë masë duhet të paguaje 100% demin, por ai nuk do të japë asnjë kacidhe. Ai pretendon se ka kërkuar ndihma nga Europa, por nuk mund të kërkosh ndihmë pa shpallur gjendjen e emergjencës dhe kjo nuk është zgjidhje”, u shpreh Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button