Paltrow: Ndihem më mirë se 20 vite më parë
Ajo është një nga figurat për t’u pasur zili në Hollywood pasi edhe femrat sa gjysma e moshës së saj nuk kanë një trup aq të tonifikuar sa Gwyneth Paltrow.
Në numrin e fundit të revistës ‘Women’s Health’, Paltrow ka zbuluar jo vetëm sekretet e palestrës, por edhe trupin e saj në super formë për kopertinën e kësaj reviste.
Pas lindjes së dy fëmijëve, 42-vjeçarja e pëlqen trupin e saj më shumë se kurrë më parë, duke thënë: “Tashmë ndihem më mirë në një vaskë sesa ndihesha 20 vite më parë”.
Aktorja gjithashtu ka folur rreth rutinës së saj të përditshme dhe përsa i përket ushqimit, ajo ka thënë se në drekë ha një sallatë të shoqëruar me fileto pule, ndërsa në darkë mund të hajë çfarë të dojë pasi të nesërmen, kaloritë e fituara i djeg në palestër.