Panairi i Europës Juglindore “Agrobiznes 2016” mbahet në datat 12 – 15 maj në Tiranë
Panairi Europës Juglindore “Agrobiznes 2016” do të zhvillohet në Tiranë nga data 12 deri 15 maj, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Panairi organizohet, nga Enti Kombëtar Rural dhe Këshilli Agrobiznesit në bashkëpunim me Odën Ekomomike të Kosovës, Maqedonisë Perëndimore, dhe me mbështetjen e AIDA, e ministrive të Bujqësisë dhe të Mjedisit, si dhe me kontributin e disa institucioneve akademike. Ndersa pjesemarrja gjithepershirese e kompanive e bizneseve nga EJL pritet te sjelle nxitje te bashkepunimeve te reja per vendin tone.
Sektorët që do të prezntohen në këtë edicion Bujqëisa, Agrobiznesi, Agroturizmit e Mjedisi, do të sjellin në qëndër të vëmendjes atraksionin e favorshëm gjeografik shqiptar, të klimës të përshtatshme mesdhetare, traditën dhe risitë në kulinarinë e saj, për të cilën evidentohet edhe nga të huajt.
Sipas organizatorëve gjatë ditëve të Panairit, do të zhvillohet Konferenca Kombëtare e Këshillit të Agrobiznesit, ku do të promovohet Platforma Ekologjike Kombëtare Universale dhe shumë aktivitete të tjera me rëndësi kombëtare, rajonale dhe më gjërë. Ndërsa aktivitete të tjera do të kenë në fokus promovimin e agrobiznesit e mjedisit ku do të diskutohet mbi gjëndjen, pritshmëritë e rezultatet e arritura në zonat rurale. Si dhe do të parashtrohen objektivat për konsolidimin e mëtejshëm të partneritetit me shoqërinë civile, që ka si orientim kryesor zhvillimin e Agrobiznesit, Agroturizmi, Mjedisit dhe të zonave rurale në tërësi.