☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,371 ▼ -1.97% ETH $2,196 ▼ -1.95% XRP $1.3303 ▼ -1.25% SOL $81.9800 ▼ -2.51%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Arte

Panairi i Librit 2019/ Autori  më i mirë Besnik Mustafaj, me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”

Kështu, si autori  më i mirë i vitit 2019 shpallet zoti Besnik Mustafaj, me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”, me motivacionin :Për përshkrimin plot realizëm dhe ironi të hollë të një periudhe dramatike, ende të pranishme dhe të gjallë në mendjet e njerëzve; ravijëzimin plot ritëm poetik, estetik dhe të besueshëm të personazheve dhe rrëfimin transparent të zvetënimit të individit në një shoqëri totalitare.

Dhe vetë autori nuk kishte si ta fshehte faktin që ndihej i lumtur për këtë vlerësim.

“Të zgjidhet libri jot më i miri në 100 libra është shumë përkëdhelëse për sedrën e një autori. Romani ka në qendër nënën si figurë me kuptime të shumëfishta, konkrete dhe simbolike siç është amësia”.

Përkthyesi më i mirë i vitit 2019 shpallet zoti Korab Hoxha për përkthimin e vëllimit me poezi, ese dhe proza të shkurtra të shkrimtares ruse Marina Cvetajeva, “Tetori në vagon”, me motivacion: Forca e mrekullueshme e mesazheve poetike dhe filozofike të njërit prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë botërore të shekullit XX, është përcjellë në mënyrë mjeshtërore dhe me një shqipe të pasur, pa humbje në origjinalitetin dhe bukurinë e vargut.

Autori më i mirë i prozës memorialistike shpallet zoti Lekë Tasi me librin e tij “Grabjani rrëzë kodrave”, me motivacionin: Për sensibilitetin dhe mesazhin e prozës së tij në përshkrimin plot vërtetësi tronditëse të ngjarjeve dhe njerëzve, përmes shquarjes së njerëzores nën terrin e diktaturës.

Përthimi më i mirë frengjisht iu dha Milan Kunderës për veprën e tij “Lehtësira  e padurueshme e qënies”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.