Kronika

Shembet gjatë natës Kisha Ortodokse në Dhërmi

Është shembur nga INUV-i Kisha Ortodokse në Dhërmi. Kisha është shembur plotësisht rreth orës 04:00 të ditës së mërkurë. Ndërhyrja e INUV-it është bërë në orët e para të mëngjesit për të shmangur përplasjet me banorët e zonës, të cilët dolën në mënyrë të organizuar në mbrojtje të kishës së fshatit ditën e hënë.

Banorët thanë se do ta mbronin kishën sepse e kishin ndërtuar vetë që në vitin 1994.

Zëdhënësi i Kishës, Thoma Dhima, tha se ky është një akt vandal i shtetit kundër komunitetit ortodoks. “Tani e kanë radhën eshtrat e familjeve ortodokse të fshatit që të përdhosen”, tha Dhima.

Ditën e martë, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale dy fotografi, njëra që tregon kishën para se ajo të prishej nga regjimi komunist dhe tjetra ndërtesën aktuale.

“Kisha e vjetër e Dhërmiut, që do të rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare, dhe garazhi pa leje që e quajnë kishë”, shkruan Rama, duke ftuar qytetarët që të kuptojnë ndryshimin mes ndërtesës aktuale dhe asaj që synohet të ngrihet si pjesë e trashëgimisë kombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button