Ekonomia

Panariti në Pukë: Do të nxisim shtimin e ndërtimit të serave dhe krijimin e një pike grumbullimi

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i shoqëruar nga deputetët e mazhorancës Mimoza Hafizi, Agron Çela dhe Namik Kopliku, prezantoi kandidatët e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” në Bashkinë Pukë, Gjon Gjoni, si dhe atë në Bashkinë Fushë-Arrës, Fran Tuci.

Gjithashtu të pranishëm në këto takime kanë qenë edhe edhe Prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Pukë, Sajmira Laçi, kryetari i PS-së Pukë, Marash Kola, si dhe kryetari i FRD-së në Pukë, Astrit Kuqi.

Në takimin e zhvilluar në Pukë, ministri Panariti u shpreh se “përgjegjësitë janë shumë më të mëdha ndaj jush, ndaj zhvillimit të kësaj zone, e cila mbart shumë vlera potenciale. Por, mendoj që njeriu i duhur dhe njeriu që ka vizionin është Gjoni, i cili i njeh shumë mirë karakteristikat, potencialet dhe vlerat njerëzore të kësaj krahine. Kjo është një garanci dhe një mbështetje e sigurt edhe për projektet tona të zhvillimit të bujqësisë”.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ndau me pjesëmarrësit disa nga këto projekte që do të bëhen realitet gjatë këtij mandati të qeverisjes vendore. “Ndërhyrja e parë emergjente që ne do të bëjmë është krijimi i sistemit të ujërave të zeza të kolektorit, të përpunimit të tyre dhe dhënies fund një herë e përgjithmonë të shkarkimit të ujërave të zeza në rezervuar që ka shkaktuar ndotje dhe që është burim edhe i shumë problemeve të tjera”, tha Panariti.

Dke u ndalur te problemet e bujqësisë dhe blegtorisë, Ministri vuri në dukje “duhet t’u kthehemi disa praktikave që kanë qenë shumë të përhapura edhe më parë në kultivimin e perimeve. Puka ka qenë shumë e njohur në kultivimin e perimeve sidomos në disa komuna, në Qelz, në Gjegjan dhe në Qerret të cilat janë në lartësi të përshtatshme mbi nivelin e detit që nuk shkon më shumë se 200 metra”.Ministri i Bujqësisë, në prezantimin e kandidatëve e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Bashkinë Pukë, (2)

Sipas tij, këto janë shumë të përshtatshme për të nxitur prodhimin perimeve bio, kryesisht domatet ndërsa premtoi se “këtë vit do të nxisim shtimin e ndërtimit të serave dhe Puka do të jetë në qendër të vëmendjes sonë.

Gjithashtu, Panariti tha se do të krijohet edhe një pike e grumbullimit në Pukë, përpunimit dhe paketimit të bimëve mjekësore duke i dhënë një perspektivë të gjithë grumbulluesve, duke ndikuar direkt edhe në punësim”.

Më tej, ministri i Bujqësisë përmëndi edhe potencialet ejashtëzakonshme ka edhe sektori i blegtorisë në këtë zonë. “Këtu prodhohet mjaltë bio, një mjaltë i kullotave që ka ky rreth. Janë 6400 koshere dhe 370 bletërritës që do të jenë në vëmendjen tonë për t’i stimuluar. Blegtoria është një pikë e fortë e Pukës. Ne duhet të investojmë në baxhot lëvizëse”, deklaroi ministri.

Gjithashtu, ministri Panariti prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë Fushë-Arrës, Fran Tuci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button