☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 17 April 2026
S&P 500 7,041 ▲0.26%
DOW 48,579 ▲0.24%
NASDAQ 24,103 ▲0.36%
NAFTA 90.15 ▼1.12%
ARI 4,805 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $74,699 ▲ +0.14% ETH $2,331 ▼ -0.82% XRP $1.4332 ▲ +2.48% SOL $88.4300 ▲ +4.35%
S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 90.15 ▼1.12 % ARI 4,805 ▼0.07 % S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 90.15 ▼1.12 % ARI 4,805 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Panariti-Vlahutin: Bujqësia duhet të jetë sektor motor për rritjen e ekonomike

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kërkoi sot mbështetjen e fermerëve, ekspertëve, organizatave por edhe institucioneve të BE-së, për hartimin e politikave më të mira për zhvillimin e këtij sektori.

Për zhvillimin e këtij sektori po mbahet në Tiranë nga datat 11-14 tetor forumi i politikave bujqësore për mbështetjen dhe zhvillimin e politikave në Europën Jug-Lindore, i organizuar nga Komisioni Europian dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Gjatë fjalës së tij, ministri Panariti deklaroi se politikat bujqësore duhet të mbështesin sektorin në rritjen e aftësisë konkurruese të saj, por, theksoi ai, ajo do të arrijë vetëm atë funksion në qoftë se është reale dhe e bazuar në fakte e nevojave reale.

Panariti kërkoi mbështetjen e fermerëve, ekspertëve, organizatave por edhe institucioneve të BE-së, për hartimin e politikave më të mira për zhvillimin e këtij sektori.

“Kjo është një mundësi shumë e veçantë, kur më shumë se 100 përfaqësues përkatës nga ministritë, institutet kërkimore, bizneset, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe fermerë nga e gjithë Evropa Juglindore, por edhe nga vendet anëtare të BE dhe KE të punojnë së bashku për të dalë me rekomandime për politikat më të mira në rajon në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”, vlerësoi Panariti.

Në hapjen e forumit, ishte e pranishme edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, e cila deklaroi se, qeveritë janë përgjegjëse për sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve. “Bujqësia është një sektor me rëndësi dhe ndihmon tregun e punës. Ky sektor kontribon 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe 50% të punësimit në Shqipëri. Buxheti i BE për periudhën 2016-2020 është 71 milion euro dhe bujqësia duhet të jetë sektor motor për rritjen e ekonomike”, deklaroi Vlahutin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.