🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.66 ▲1.11%
ARI 4,684 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,882 ▼ -0.81% ETH $2,109 ▼ -0.66% XRP $1.3205 ▼ -1.14% SOL $80.0800 ▼ -2.82%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.66 ▲1.11 % ARI 4,684 ▼0.01 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.66 ▲1.11 % ARI 4,684 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Papa Françesku: Kisha duhet t’u kërkojë falje homoseksualëve

Duke folur për reporterët në bordin e avionit që do ta kthente atë nga Armenia në Romë, Papa Françesku tha gjatë së dielës se të krishterët dhe Kisha Katolike Romane duhet të kërkojë ndjesë ndaj homoseksualëve për mënyrën sesi janë trajtuar, por jo vetëm: duhet të kërkojë falje edhe për mënyrën sesi i ka trajtuar femrat, për mbylljen e një syri mbi punësimin e të miturve dhe për ‘bekimin e kaq shumë armëve’ në të kaluarën.

Në bisedën pa dorashka prej një ore, që tashmë është kthyer në simbol të udhëtimeve ndërkombëtare të Atit të Shenjtë, atij i është kërkuar të japë një mendim nëse binte dakord me komentet e bëra nga një kardinal katolik gjerman, se kisha duhej t’u kërkonte falje homoseksualëve.

Papa Françesku ndryshoi humor duke u pikëlluar, kur një reporter e pyeti nëse kjo falje ndaj tyre ishte bërë edhe më urgjente pas vrasjes së 49 personave në klubin e natës për homoseksualë në Orlando të Floridës më herët gjatë këtij muaji. Ai u kërkoi madje predikuesve të kishës, që të mësojnë besimtarët në vijim se homoseksualët “nuk duhen diskriminuar më, përkundrazi duhen respektuar”.

“Mendoj se kisha nuk duhet të kërkojë falje vetëm…ndaj një personi gay që ka ofenduar në të kaluarën, por duhet të kërkojë falje edhe ndaj të varfërve, ndaj grave që janë shfrytëzuar, fëmijëve që janë shfrytëzuar apo janë detyruar të punojnë. Duhet të kërkojë falje gjithashtu edhe për bekimin e dhënë ndaj përdorimit të aq shumë armëve në të kaluarën”.

Kisha predikon se tendencat homoseksuale nuk përbëjnë mëkat, por aktet homoseksuale po, ndaj dhe homoseksualët duhet të përpiqen të jenë të matur e të virtytshëm. Françesku përsëriti gjithashtu edhe versionin e modifikuar të shprehjes së famshme “Kush jam unë të gjykoj?”, të cilin e kishte shprehur për homoseksualët gjatë udhëtimit të parë të tij në vitin 2013. “Pyetja është: një person që ndodhet në kushte të atilla, që ka vullnet të mirë dhe që përgjigjet para Zotit, atëherë kush jemi ne ta gjykojmë?”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.