☁️
Tiranë 12°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.17 ▲2.05%
ARI 4,435 ▼2.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,008 ▼ -1.69% ETH $2,119 ▼ -2.42% XRP $1.3866 ▼ -2.44% SOL $89.0100 ▼ -3.98%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.17 ▲2.05 % ARI 4,435 ▼2.59 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.17 ▲2.05 % ARI 4,435 ▼2.59 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Papa: Qarkorja për klimën të pritet me shpirt të hapur

Papa Françesku ka bërë thirrje që qarkorja e tij për ambjentin të pritet nga e gjithë bota me “shpirt të hapur”, duke thënë se, deklarata e papreçedentë ekologjike duhet të shihet si një apel për më shumë përgjegjshmëri.

Në esenë që do të publikohet nga Vatikani këtë të enjte, ati i shenjtë pritet të apelojë për një sfidë morale ndaj indiferencës globale për ndryshimet e klimës, duke nënvizuar me terma të ngurtë se, njerëzimi po dështon në rolin e tij të dhënë nga Zoti për t’u kujdesur për Tokën, në një moment kur koha po mbaron.

Ai pritet të thotë gjithashtu se, ndryshimet e klimës shkaktohen kryesisht nga njeriu dhe se pikërisht njerëzit duhet të ndalojnë mbështetjen tek lëndët e vjetra si burim energjie.

“Shtëpia jonë po rrënohet dhe ky rrënim dëmton këdo, sidomos të varfërit. Thirrja ime është një apel për përgjegjshmëri, ndaj i kërkoj kujtdo që ta marrë këtë dokument me shpirt të hapur”, është shprehur Papa.

Qarkorja mund të shihet si testi i fundit i rolit të Papa Françeskut, i konsideruar si një ndër diplomatët më influentë, pasi më herët gjatë vitit ai ndihmoi në përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Publikimi i dokumentit bëhet pak muaj përpara vizitës së atit të shenjtë në Shtetet e Bashkuara, ku ai do t’u adresohet Kombeve të Bashkuara dhe do të përpiqet të inkurajojë negociatorët e çështjes së klimës përpara samitit me të njëjtin subjekt që do të mbahet në nëntor Paris. Gjithashtu, ai do të mbajë edhe një fjalim në Kongresin amerikan në shtator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.