Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.98 ▲5.36%
ARI 4,533 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
XRP $1.3231 ▼ -0.17%
S&P 500 DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.98 ▲5.36 % ARI 4,533 ▲0.18 % S&P 500 DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.98 ▲5.36 % ARI 4,533 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Papadimoulis: Kosova e Shqipëria rrezikojnë rajonin, Maqedonia e paqëndrueshme politikisht

Tv Telma citon Dimitrios Papadimoulis, eurodeputet grek dhe shef i grupit parlamentar të Syriza në Greqi, të flasë për Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai i ka dërguar një letër shefes së politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Federica Mogherini, ku i qaset situatës në Ballkan.

Sipas tij, ”Maqedonia është e minuar nga paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike, me grindje politike dhe ndëretnike që përkeqësohet”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Papadimoulis thotë se në këtë vend shpeshtohet klima e rivalitetit politik, ka pasiguri në çështjen e formimit të qeverisë, tentohet heshtja e mediave dhe se pavarësia e gjyqësorit është vënë në pikëpyetje, ndërkaq ka eskalim të dhunës dhe përplasjeve.

Eurodeputeti grek sulmon Shqipërinë dhe Kosovën, për deklaratat e Ramës dhe politikanëve në Kosovë, duke thënë se e rrezikojnë stabilitetin dhe përparimin e shteteve në Ballkanin Perëndimor, si edhe rrugën e tyre evropiane.

Mirëpo, Papadimoulis tenton që ta nxjerrë Greqinë si shtyllë stabiliteti në rajon, i paqes dhe sigurisë dhe se vendi i tij do të kontribuojë në forcimin e diskutimit demokratik dhe sundimit të ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.