⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.01% ETH $2,246 ▲ +0.33% XRP $1.1651 ▼ -1.82% SOL $89.9800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump: Lufta e SHBA-së kundër Iranit e ka shpëtuar BM-në nga kërcënimi bërthamor

LONDËR, 3 shtator /ATSH-DPA/ Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se lufta e SHBA-së kundër Iranit e ka mbrojtur Britaninë e Madhe nga një sulm i mundshëm bërthamor, duke kritikuar sërish Londrën për mosangazhimin në konflikt.

Në një intervistë për “GB News”, Trump tha se nëse Irani do të kishte një armë bërthamore, do të kishte më shumë gjasa ta përdorte atë kundër Evropës, pasi Irani ka aftësi raketore për të goditur objektiva evropiane.

Trump kritikoi gjithashtu Britaninë e Madhe për qëndrimin ndaj konfliktit dhe tha se Londra merr një pjesë të konsiderueshme të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërkohë që nuk e ka mbështetur SHBA-në në konflikt.

Presidenti amerikan përsëriti edhe kritikat ndaj emigracionit në Britani të Madhe dhe ndaj kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan.

Ai pretendoi se në disa zona të Londrës, policia ka frikë të hyjë dhe se rendi publik është dobësuar.

Një burim pranë Khan i hodhi poshtë deklaratat, duke theksuar se kriminaliteti në Londër është në rënie dhe se qyteti është një qendër e madhe, shumëkulturore dhe në zhvillim.

Konflikti SHBA-Izrael-Iran ka shkaktuar ndërprerje në qarkullimin përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës dhe gazit në botë, duke sjellë rritje të çmimeve të karburanteve dhe tronditje në ekonomitë globale. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.