☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,084 ▼1.62%
DOW 49,764 ▼0.51%
NASDAQ 23,108 ▼2.63%
NAFTA 82.91 ▲1.05%
ARI 3,499 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,258 ▼ -1.26% ETH $1,660 ▼ -1.22% XRP $0.9174 ▼ -0.08% SOL $68.5800 ▼ -1.38%
S&P 500 7,084 ▼1.62 % DOW 49,764 ▼0.51 % NASDAQ 23,108 ▼2.63 % NAFTA 82.91 ▲1.05 % ARI 3,499 ▼2.55 % S&P 500 7,084 ▼1.62 % DOW 49,764 ▼0.51 % NASDAQ 23,108 ▼2.63 % NAFTA 82.91 ▲1.05 % ARI 3,499 ▼2.55 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

PARIS – Franca pranon dialogun me Moskën, por kërkon Evropën në tryezën e negociatave

PARIS, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Franca është e gatshme të pranojë ftesën për të dërguar përfaqësues në Moskë për bisedime me Rusinë, lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë, por kërkon si kusht që Evropa të ketë një rol të plotë në negociata dhe të mos mbetet jashtë vendimmarrjes.

Qëndrimi i Parisit u bë i ditur nga një përfaqësues i Ambasadës Franceze në Rusi, në një deklaratë për median ruse RBC.

“Duhet të marrim konfirmimin se Evropa do të ketë një vend të plotë në tryezën e negociatave, për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës”, theksoi diplomati, duke përsëritur kushtin e shprehur më herët nga Pallati Élysée.

Sipas tij, ftesa e marrë nga pala ruse, shihet si një zhvillim inkurajues, pasi deri më tani Moska kishte kundërshtuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve evropiane në negociata dhe kishte preferuar të zhvillonte kontakte kryesisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti rus, Vladimir Putin i ftoi përfaqësuesit evropianë të vizitojnë Moskën më 19 nëntor, gjatë samitit të bashkëpunimit ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Kinë, për të diskutuar çështje, që lidhen me sigurinë rajonale dhe mundësinë e rifillimit të dialogut për Ukrainën.

Putini deklaroi se Moska dëshiron fillimisht, të kuptojë, se cili do të jetë kontributi i Evropës në negociata.

Ndërkohë, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, kanë shqyrtuar mundësinë e një vizite të përbashkët në Moskë, ku mund të marrin pjesë këshilltarët për sigurinë kombëtare të tre vendeve.

Megjithatë, deri tani nuk është përcaktuar as data dhe as përbërja përfundimtare e delegacionit.

Kërkesa e Francës për përfshirjen e plotë të Evropës, vjen pas shqetësimeve se vendet evropiane, mund të lihen jashtë vendimeve për të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë e kontinentit.

Në raundin e fundit të bisedimeve tripalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së, të zhvilluara në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, përfaqësuesit evropianë zhvilluan konsultime të veçanta, por nuk morën pjesë në negociatat kryesore.

Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka kërkuar që Evropa të mos e refuzojë paraprakisht, dialogun me Moskën, duke argumentuar se kontaktet diplomatike janë të nevojshme për të arritur përparim drejt paqes. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.