🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.80 ▼1.91%
ARI 4,326 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,529 ▲ +1.14% ETH $2,695 ▲ +1.02% XRP $1.5472 ▲ +4.71% SOL $117.6500 ▲ +3.26%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.80 ▼1.91 % ARI 4,326 ▲0.66 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.80 ▼1.91 % ARI 4,326 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

PARIS – Macron: Franca do të mbrojë terminalin e rëndësishëm të naftës në Arabinë Saudite

PARIS, 25 shtator /ATSH-DPA/- Franca do të dërgojë trupa dhe pajisje ushtarake për të mbrojtur terminalin e rëndësishëm të naftës në Yanbu, në Arabinë Saudite, njoftoi sot presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron tha se Franca do të dërgojë ushtarë, radarë dhe sisteme mbrojtëse për të siguruar zonën, pas sulmeve të kryera nga rebelët Houthi në Jemen.

Ai theksoi se qëllimi nuk është përfshirja e Francës në luftë, por mbrojtja e këtij objekti strategjik.

Yanbu është një qendër e rëndësishme për magazinimin dhe përpunimin e naftës.

Në këtë zonë ndodhet edhe Tubacioni Lindje-Perëndim, një tubacion nafte mbi 1 200 kilometra i gjatë, me kapacitet deri në 7 milionë fuçi naftë në ditë.

Tubacioni u mbyll përkohësisht në fillim të këtij muaji, si masë sigurie pas sulmeve.

Ai ka marrë rëndësi edhe më të madhe që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, pasi Arabia Saudite po e përdor për të transportuar naftën nëpërmjet rrugëve tokësore, duke shmangur kalimin e tankerëve nga Ngushtica e Hormuzit.

Rebelet Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë shtuar sulmet ndaj Arabisë Saudite në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në Jemen.

Arabia Saudite mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila është në konflikt me rebelet Houthi prej më shumë se një dekade.

Para luftës me Iranin, Arabia Saudite prodhonte rreth 10 milionë fuçi naftë në ditë dhe ishte prodhuesja e dytë më e madhe e naftës në botë, pas SHBA-së. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.