Ekonomia

Parkingu koncesionar, Mazniku: Parkim pa pagesë vetëm për rezidentët

Parkingu i parë koncensionar në Tiranë, ai që do të ndërtohet nën tokë në parkun “Rinia”, do të jetë 1349 vende.

Punimet për ndërtimin e tij sipas bashkisë do të nisin së shpejti dhe paralelisht me ta do të futet në veprim edhe rregulli i ri për pagesën në parkimet publike të qytetit. Pa pagesë do të jetë vetëm parkimi për banorët në zonat e tyre rezidenciale.

“Ky investim që ka 1342 vende parkimi në total, do të japë mundësi të rritura për qytetarët e Tiranës për të parkuar në një zonë që është mjaft e kërkuar. Afati i punimeve nuk është shumë i gjatë, ndaj besoj se nuk do të jetë e largët koha ku parkimi të jetë i hapur për çdo qytetar”, tha Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

Çdo qytetar i Tiranës do të ketë të drejtë të parkojë falas vetëm në zonën rezidenciale ku ai jeton. Në çdo pjesë tjetër të qytetit ai do të duhet të paguajë për të parkuar automjetin e tij jo vetëm në prakingjet private por edhe në ato publike. Bashkia ka në plan ndërtimin e tre parkimeve të tjera publike, ku për një orë duhet të paguash një taksë prej 100 lekësh.

“Zonat në një rezidencë të caktuar, janë të rezervuara për rezident dhe ai më pas duhet të gjejë një vend që është vend parklimi me pagesë, po jo në vendet e rezidentëve. Ka hapësira mjaftueshëm për qytetarët për të parkuar në një zonë tjetër që nuk është zona e tyre rezidenciale. Tarifa është vendosuyr me vendim të këshillit bashkiak, me 100 lekë”, vijon ai.

Në fund të këtij viti, këshilli bashkiak miratoi edhe paketën e taksave dhe tarifave për kryeqytetin ku një rritje të ndjeshme ka taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja e cila nga 2 % shkon në 8%.

“Kjo taksë ishte tashmë në nivelin 2-4 % të vlerës së invsetimit, që është një vlerë në bazë të referencës realisht të ulët. Kjo do të thoshte që një ndërtues që ndërtonte në një zonë të rëndësishme të qytetit, dhe një ndërtues në periferi, pavarësisht se ndërtonin në dy zona shumë të ndryshme dhe kishin ndikim të ndryshëm në infrastrukturë pagonin një shifër të ngjashme. Taksa e re është e vendosur në referenë të çmimit të referencës me të cilin shitet prona në këtë zonë, që është dhe një indikator i mirë i ndikimit real në infrastrukurë”, thotë ai.

Bashkia në këtë mënyrë frenon ndërtimet pa kriter në kryeqytet e sidomos në zonat më të rëndësishme të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button