☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.66 ▲0.71%
ARI 4,398 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,537 ▲ +0.25% ETH $1,914 ▲ +0.24% XRP $0.9974 ▼ -0.46% SOL $77.0100 ▲ +1.42%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.66 ▲0.71 % ARI 4,398 ▼0.51 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.66 ▲0.71 % ARI 4,398 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
19 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Parkingu në Qendrën Klinike, Aliu: Kemi ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit

Ndonëse më 7 mars të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë nënshkroi kontratën me Parkingjet e Qytetit për ndërtimin e parkingjeve të reja, pacientët që frekuentojnë Qendrën Klinike “Nënë Tereza” edhe më tutje vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe mungesa të vend-parkimeve.

I pyetur nga TV Shenja për kaosin që krijohet në Qendrën Klinike, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit në tërësi.

“Në javën e parë si ministër i shëndetësisë, nënshkruam kontratë me një institucion privat që të mundet në ndërkohë të punësuarit të parkohen atje dhe deri sot, derisa flasim, 350 të punësuar parkohen ende në atë institucion privat, paramendoni edhe ato të ishin parkuar tani brenda sa do të dukeshte klinika universitare, “Nënë Tereza”, tha Aliu.

Aliu megjithatë thotë se sipas kontratës së nënshkruar, parkingun e Qendrës Klinike në 15 vitet e ardhshme do të menaxhojë Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Qytetit” dhe të njëjtit së shpejti pritet të fillojnë ndërtimin e parkingjeve në kate. Ai sqaroi se javën e ardhshme më së voni pritet të hapet procedura e tenderimit.

“Infrastruktura horizontale nënkupton sensorat pasi gjithë parkingu do të jetë edhe i digjitalizuar. Ndërsa infrastruktura vertikale nënkupton edhe garazhet që do të jenë në kate, pra për atë shkak Qytetit të Shkupit i duhet të hapë dy procedura paralele dhe sipas kryetarit të Shkupit që u dëgjova që pas kalimit të buxhetit automatikisht puna e parë do të hapë procedurën për këtë, pas procedurave administrative besoj menjëherë do të fillojë me investim. Besoj që do të na kapë fiks koha e verës dhe do të ketë edhe më pak presion nga pacientët”, tha Aliu.

Kjo nuk është hera e parë që një ministër i Shëndetësisë paralajmëron evitimin e problemit me hapësirat parkuese në Qendrën Klinike, të njëjtin premtim e kanë dhënë edhe të gjithë ministrat që në të njëjtën karrige ishin ulur para Azir Aliut./SHENJA/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.