Rajoni
Parlamenti votëbeson qeverinë e Gjukanoviçit
Parlamenti malazez votoi dje në mbrëmje vonë besimin për qeverinë e vendit nën drejtimin e Milo Gjukanoviçit.
Sipas medias lokale, nga 62 deputetë, 42 votuan pro qeverisë dhe 20 kundër saj.
Opozita filoruse kundërshton qeverinë për kërkesën e saj për anëtarësimin në NATO si edhe kishte kërkuar për këtë qëllim një mocion mosbesimi.
Moska nuk e mirëpret zgjerimin e NATO-s në lindje të Evropës dhe e konsideron atë si kërcënim të sigurisë së saj.
Jashtë parlamentit, disa qindra mbështetës të opozitës protestuan kundër qeverisë.