🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.26 ▼1.34%
ARI 4,217 ▲1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,624 ▼ -0.29% ETH $2,502 ▼ -2.33% XRP $1.4033 ▼ -0.53% SOL $110.3300 ▼ -4.01%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.26 ▼1.34 % ARI 4,217 ▲1.45 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.26 ▼1.34 % ARI 4,217 ▲1.45 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kosova

Parregullsi në plombimin e maunes në Vërmicë, shoferi gjobitet me 500 euro

Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë konstatuar parregullsi gjatë kontrollit të plombimit të një mauneje që transportonte mallra parciale për import.

Sipas një njoftimi për media thuhet se gjatë kryerjes së procedurave doganore, përveç verifikimit të dokumentacionit dhe harmonizimit të tij me gjendjen faktike të mallrave, zyrtarët doganorë kanë për detyrë të kontrollojnë edhe vendosjen dhe sigurinë e plombave, me qëllim të garantimit të paprekshmërisë dhe identifikimit të mallrave gjatë transportit nën procedurën e transitit.

“Gjatë kontrollit, zyrtari doganor ka vërejtur parregullsi në sistemin e plombimit të maunes, pasi ishte konstatuar se ai mundësonte ndërhyrje edhe pas vendosjes së plombës, duke mos garantuar sigurinë e kërkuar të mallrave gjatë transportit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se për këtë rast është iniciuar procedurë kundërvajtëse doganore, në bazë të Kodit Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizat, për mosrespektim të rregullave që lidhen me procedurën e transitit, përfshirë dispozitat për paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit dhe përdorimin e plombave të përshtatshme për sigurimin e identifikimit të tyre.

“Si rezultat, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e kontrabandës, duke siguruar që procedurat doganore të zbatohen në përputhje me ligjin dhe që mallrat nën mbikëqyrjen doganore të transportohen në mënyrë të sigurt dhe të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.