Politika

Partia e të Drejtave të Mohuara largohet zyrtarisht nga koalicioni me PD

Partia e të Drejtave të Mohuara e të përndjekurve politikë largohet zyrtarisht nga koalicioni me Partinë Demokratike, me te cilen mori pjesë në zgjedhjet e qershorit 2013.

ilir-vata10Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara, Ilir Vata, nuk mori pjesë në takimin e 1 prillit me aleatët, si dhe nuk pranoi të takojë sot të dy të deleguarit e Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Eduart Halimi.

Kryetari i PDM-së, Vata, u shpreh se “Largohem zyrtarisht nga kualicioni, pasi për dy vite radhazi Partia Demokratike jo vetëm nuk e ka ftuar PDM, partinë e të përndjekurve politike, por ka shfaqur indiferencë të thellë në çeshtjen e të përndjekurve. Dëmshpërblimi i të përndjekurve u përgjysmua nga 50 mijë lekë dita e burgut që u takonte me ligj, në 17 dollarë, që u vendos nga qeveria e demokrateve. Dosjet e spiuneve të sigurimit të shtetit i la si një barrë mëkatesh mbi shqiptarët dhe PD është përgjegjëse për këtë. Po ashtu, demokratët gjatë qeverisjes së tyre bënë një politikë përjashtimi ndaj të përndjekurve dhe jo vetëm kaq, por me ardhjen në krye të PD-së të Lulzim Bashës, të përndjekurit u përjashtuan nga përfaqësimi dhe programi opozitar për integrimin e tyre. Ndonese Bashkia e Tiranës është punëdhënesi më i madh në vend, prej saj nuk është punësuar një i përndjekur politik, por përkundrazi, janë punësuar persekutorët”.

Kryetari i PDM, Vata, pohoi se “Ne nuk i kemi përfunduar ende negocitat për një koalicion tjetër të mundshëm për zgjedhjet e pushtetit vendor të 21 qershorit 2015 dhe nuk përjashtohet mundësia e një koalicioni me të majtën, pasi në parim ka një marrëveshje. Diversiteti i vlerat është vetë vlera në demokraci, që le të hapur mundësine e një takimi me Partinë Socialiste dhe koalicionin e majtë”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button