☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,506 ▼0.58%
DOW 52,184 ▼0.39%
NASDAQ 24,986 ▼1.06%
NAFTA 86.03 ▼0.94%
ARI 4,035 ▼1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,408 ▼ -1.71% ETH $2,042 ▼ -3.86% XRP $1.0728 ▼ -1.9% SOL $82.8700 ▼ -4.26%
S&P 500 7,506 ▼0.58 % DOW 52,184 ▼0.39 % NASDAQ 24,986 ▼1.06 % NAFTA 86.03 ▼0.94 % ARI 4,035 ▼1.94 % S&P 500 7,506 ▼0.58 % DOW 52,184 ▼0.39 % NASDAQ 24,986 ▼1.06 % NAFTA 86.03 ▼0.94 % ARI 4,035 ▼1.94 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
roze

Pas arrestimit të babait, zbulohet si po e përballon Meghan Markle dramën familjare

Pas arrestimit të babait, zbulohet si po e përballon Meghan Markle

Meghan Markle po përpiqet të vazhdojë angazhimet e saj profesionale, pavarësisht situatës së vështirë familjare pas arrestimit të të atit, Thomas Markle.

Sipas një burimi pranë Dukeshës së Sussex-it, përqendrimi te puna, familja dhe dy fëmijët e saj po e ndihmon të përballojë zhvillimet e fundit, të cilat kanë qenë emocionalisht të vështira për të.

“Fakti që po vazhdon angazhimet e saj profesionale nuk do të thotë se është më pak e shqetësuar. Ajo po përpiqet të përqendrohet te familja, fëmijët dhe puna që ka rëndësi për të”, tha burimi për revistën People.

I njëjti burim shtoi se Meghan beson se përmes punës së saj mund të bëjë diçka të mirë dhe se angazhimi në projekte që kanë rëndësi për të po e ndihmon të përballojë këtë periudhë.

Më 10 nëntor, Meghan u shfaq për herë të parë në publik që prej arrestimit të babait të saj. Ajo udhëtoi drejt Brukselit, në Belgjikë, së bashku me bashkëshortin, Princ Harry, për të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Lost Screen Memorial” në Parlamentin Europian.

Ekspozita u kushtohet fëmijëve dhe të rinjve që kanë humbur jetën si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i rrjeteve sociale.

Megjithëse fillimisht ishte planifikuar që Harry dhe Meghan të mbanin së bashku një fjalim, në fund vetëm Princi Harry iu drejtua të pranishmëve. Sipas raportimeve të mediave britanike, Meghan nuk ishte në gjendjen e duhur emocionale për të mbajtur një fjalim publik.

Gjatë aktivitetit, Dukesha pati edhe një moment prekës me Sandra Spitaels, një nënë belge, djali 15-vjeçar i së cilës humbi jetën në vitin 2017, pasi një fotografi intime e tij u publikua në internet. Meghan e përqafoi atë pas rrëfimit të saj emocional.

Arrestimi i Thomas Markle

Babai i Meghan Markle, 82-vjeçari Thomas Markle, u arrestua më 6 nëntor në Florida, pas një hetimi të FBI-së lidhur me dyshimet për posedim të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë.

Ai përballet me një akuzë federale dhe, në rast se shpallet fajtor, mund të dënohet deri në 20 vite burg. Pas paraqitjes së parë në gjykatë, ai u lirua me kusht, ndërsa ka mohuar më parë çdo shkelje.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tensionuar mes Meghan dhe të atit, me të cilin ajo ka qenë e distancuar prej vitesh.

Në një deklaratë të mëparshme, Meghan kishte theksuar se vendimi për të mos lejuar të atin të kishte kontakt me fëmijët e saj, Archie dhe Lilibet, ishte marrë për t’i mbrojtur ata.

Ajo ishte shprehur gjithashtu se ishte thellësisht e tronditur nga akuzat dhe se mendimet e saj ishin me çdo fëmijë që mund të jetë dëmtuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.