☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,529 ▼0.28%
DOW 52,169 ▼0.42%
NASDAQ 25,214 ▼0.16%
NAFTA 85.72 ▼1.3%
ARI 4,059 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,540 ▼ -0.85% ETH $2,079 ▼ -2.63% XRP $1.0622 ▼ -3.86% SOL $84.3700 ▼ -3.72%
S&P 500 7,529 ▼0.28 % DOW 52,169 ▼0.42 % NASDAQ 25,214 ▼0.16 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,059 ▼1.36 % S&P 500 7,529 ▼0.28 % DOW 52,169 ▼0.42 % NASDAQ 25,214 ▼0.16 % NAFTA 85.72 ▼1.3 % ARI 4,059 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
roze

Arrestimi i të atit, Meghan Markle shfaqet për herë të parë në publik

Arrestimi i të atit, Meghan Markle shfaqet për herë të

Meghan Markle është shfaqur për herë të parë në publik pas arrestimit të babait të saj, Thomas Markle, në Florida, për një akuzë që lidhet me posedimin e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë.

Dukesha e Sussex-it u shfaq krah bashkëshortit të saj, Princ Harry, këtë të martë në Bruksel të Belgjikës, ku çifti mori pjesë në inaugurimin e instalacionit “Lost Screen Memorial”, në Parlamentin Evropian.

Meghan dhe Harry mbërritën së bashku në ambientet e Parlamentit rreth orës 08:00, duke ecur dorë për dore. Meghan kishte zgjedhur një veshje tërësisht të zezë, ndërsa princi mbante një kostum të errët.

Gjatë mbërritjes, çifti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, edhe kur një prej tyre e pyeti Meghan-in se si po ndihej dhe si po e përballonte situatën pas arrestimit të të atit.

Instalacioni “Lost Screen Memorial” përbëhet nga 50 ekrane telefonash celularë, ku shfaqen fotografitë e fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga rrjetet sociale dhe mjedisi online. Përmes këtij projekti synohet të rritet ndërgjegjësimi për sigurinë e fëmijëve në internet.

Fillimisht, Meghan dhe Harry pritej të mbanin së bashku një fjalim gjatë aktivitetit, por dukesha vendosi të tërhiqej nga kjo pjesë e programit. Sipas një burimi të cituar nga “The Telegraph”, ajo nuk ndihej emocionalisht mjaftueshëm e fortë për të folur publikisht në këtë moment.

Kështu, ishte Princ Harry ai që mbajti fjalimin kryesor, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve nga rreziqet në internet.

Kjo vizitë shënon gjithashtu udhëtimin e parë zyrtar të përbashkët të çiftit jashtë vendit që prej rikthimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, pas gjashtë vitesh të jetuara në Kaliforni.

Babai i Meghan-it, Thomas Markle, 82 vjeç, u arrestua më 6 nëntor në Florida dhe u akuzua për një vepër penale që lidhet me posedimin e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë. Ai u lirua më pas, ndërsa çështja pritet të vijojë në gjykatë.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me një dënim maksimal ligjor prej 20 vitesh burgim federal. Thomas Markle nuk ka pranuar fajësinë dhe i ka mohuar më parë akuzat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.