Michele Flournoy paraqitet për të zëvendësuar Hagel-in

Ish-numri tre i Pentagonit shihet si favorit për të zëvendësuar sekretarin e Mbrojtjes, Chuck Hagel, i cili dha të hënën dorëheqjen, sipas një burimi pranë dosjes.
Michele Flournoy, 53 vjeçe, është paraqitur si kandidate e mundshme që të bëhet gruaja e parë që drejton ushtrinë e parë në botë.
Por kjo eksperte në strategji i ka shkruar këshillit të administrimit të qendrës së analizave që ajo drejton dhe ka themeluar, “Center for a New American Security” (CNAS), për të shpallur se nuk do e marrë një post të tillë.
“Mund të konfirmojë se ajo i ka shkruar këshillit të administrimit të CNAS-ë për t’i informuar se ishte tërhequr nga gara për postin e sekretarit të Mbrojtjes”, shpjegoi i njëjti burim.
Arsyet e cituara nga kjo demokrate, e diplomuar në Harvard, shumë e respektuar mes ushtarakëve, janë të rendit familjar.
Kjo tërheqje e Flournoy rrezikon të shkaktojë shqetësime për presidentin Barack Obama, që kërkon një pasues të Chuck Hagel, i aftë të bashkojë mbështetjen e deputetëve si demokratë dhe republikanë.
Por si kandidat potencial shihet edhe Ashton Carter. Ish-zëvendëssekretar i Mbrojtjes, ekspert i armëve “high-tech” (teknologji e lartë) dhe i çështjeve buxhetore.
Presidenti Barack Obama njoftoi të hënën largimin e Chuck Hagel, Shtëpia e Bardhë insiston mbi nevojën për risi pasi strategjia kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) po ngjall pikëpyetje.