☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.89 ▲0.18%
ARI 5,015 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,723 ▲ +3.35% ETH $2,235 ▲ +6.64% XRP $1.4694 ▲ +3.9% SOL $93.1300 ▲ +6.08%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.89 ▲0.18 % ARI 5,015 ▼0.93 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.89 ▲0.18 % ARI 5,015 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kronika

Pas gardianëve, edhe zjarrfikësit kërkojnë rritje pagash: Punë me vështirësi

Të qenit zjarrfikës konsiderohet një ndër profesionet më të vështira në botë, por kur këtë profesion duhet ta ushtrosh në Shqipëri, puna të bëhet edhe më e vështirë.

Në Tiranë ndodhin mesatarisht 7 deri në 10 zjarre në ditë, që përballohen në total nga 116 efektivë, të cilët duhet të mbulojnë një territor të banuar nga rreth një milion banorë. Krahas problemit të infrastrukturës, mungesës së pajimeve, apo edhe vështirësisë për shkak të trafikut, zjarrfikësit vijojnë të kryejnë detyrën me një nivel pagash ndër më të ulëtit jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.

“Unë kam 25 vite që shërbej në shërbimin zjarrfikës. Për momentin vlerësohem me pagën prej 48 mijë lekësh, shpresoj që nga qeveria të mund të kemi edhe rritje page”, tha një zjarrfikës.

“Unë kam 2 vite që shërbej në këtë shërbim dhe paguhem me 35 mijë lekë për momentin. Shpresoj që edhe ne të kemi rritje page”, tha një zjarrfikës i dytë.

Në fakt, me ligjin e ri për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, ku zjarrfikëset kanë kaluar nën administrimin e bashkive, parashikohet edhe rritja e pagave sipas gradave dhe vjetërsisë së shërbimit, por mungesa e nxjerrjes së akteve nënligjore prej gati një viti ka lënë në vendnumëro këtë kategori.

Me ligjin e ri parashikohet që edhe numri i zjarrfikëseve të shkojë në 1 për 1.500 deri në 2.000 banorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.