🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,398 ▲ +0.19% ETH $2,413 ▲ +0.05% XRP $1.2936 ▼ -0.51% SOL $103.5100 ▼ -0.24%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pas gjetjes së eshtrave në Zubin Potok, heroi Idriz Rrecaj nderohet në Skenderaj

Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj është nderuar të premten, më 16.10.2026, gjatë një akademie përkujtimore të organizuar nga Komuna e Skenderajt.

Idriza Rrecaj u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë gjatë luftës në viti 1999, ndërsa eshtrat e tij u identifikuan muaj më parë në një varrezë masive në Zubin Potok.

Disa orë para rivarrimit, eshtrat e Rrecaj u vendosën në Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, ku u nderua nga personalitete të larta shtetërore.

Homazhe para arkivolit të Rrecjat bërë edhe Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovë.

Përmes një postimin në Facebook, kryetarja ata Haxhiu është shprehur se Rrecaj, që pas një pritjeje të gjatë e plot dhimbje, tash prehet në paqe pranë familjes së tij dhe në Skenderaj.

Haxhiu ka shkruar se Idriz Rrecaj ishte një nga anëtarët e “Grupit të Intelektualëve”, atdhetarë që e donin vendin dhe fjala e të cilëve peshonte në rrethin e tyre.

“Pikërisht për këtë forcat serbe i shënjestruan, për t’i zhdukur e për t’ua shuar çdo gjurmë. Por kujtimi për ta nuk u shua. Eshtrat e Idrizit u gjetën, dhe sot ai kthehet në tokën për të cilën dha jetën. Sakrifica e Idrizit dhe e veprimtarëve të “Grupit të Intelektualëve” për një Kosovë të lirë, që e shkruan vetë fatin e saj, nuk do të harrohet kurrë”- ka shkruar ajo.

Gjetja dhe rivarrimi i tij, ka shtuar ajo janë një hap drejt drejtësisë dhe një ngushëllim për familjen që e priti gjithë këto vite.

“Megjithatë, plaga mbetet e hapur për sa kohë ka ende familje që presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre. Kërkimi për të zhdukurit me dhunë do të vazhdojë derisa të mësohet e vërteta për secilin prej tyre. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”- ka shkruar kryetarja Haxhiu në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.