🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,294 ▼ -0.09% ETH $2,407 ▼ -0.39% XRP $1.2928 ▼ -1.01% SOL $103.2800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje, ja cilat janë prioritetet

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se opozita duhet të përgatitet për qeverisje, duke hartuar politika që u përgjigjen nevojave të qytetarëve, nga siguria dhe rritja e pagave e pensioneve, deri te përmirësimi i arsimit dhe shëndetësisë.

Gjatë prezantimit të platformës politike dhe strategjisë për zhvillimin e Kosovës para strukturave të partisë, Gjini tha se përgatitja për marrjen e përgjegjësive qeverisëse duhet të nisë që tani.

“Ne sot që jemi në opozitë, jemi në një ditë jo të largët në pushtet. Na duhet tash me u përgatitë për politika”, ka thënë ai.

Sipas Gjinit, qytetarët kërkojnë siguri për veten dhe fëmijët e tyre, mirëqenie më të lartë dhe mundësi për ta ndërtuar të ardhmen në Kosovë. Ai renditi si përparësi pagat dhe pensionet më të larta, shkollat e spitalet më cilësore, infrastrukturën më të mirë, ushtrinë më të fortë dhe fuqizimin e pasaportës së Kosovës.

“Duam ndalje të emigrimit masiv të të rinjve edhe të rejave tona”, shtoi Gjini.

Kreu i Aleancës bëri thirrje edhe për më shumë tolerancë dhe bashkëpunim mes qytetarëve, pavarësisht dallimeve politike, si dhe për respekt ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Ai theksoi se bashkëqytetarët duhet ta shohin njëri-tjetrin si bashkëpunëtorë dhe miq, duke shmangur armiqësitë mbi bazën e bindjeve politike.

Duke kritikuar drejtimin aktual të vendit, Gjini vlerësoi se zhvillimet në Kosovë nuk po i afrojnë qytetarët drejt përmbushjes së këtyre synimeve. Ai ngriti pikëpyetje nëse vendi po ecën drejt shërbimeve më të mira publike dhe përmirësimit të mirëqenies, apo po largohet prej tyre.

Gjini u ndal edhe te roli i ndërmarrësisë dhe iniciativës së lirë në zhvillimin ekonomik, duke theksuar se dekurajimi i tyre pengon përparimin e vendit.

Sipas tij, përmirësimi i jetës së të punësuarve kërkon mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe krijimin e kushteve për paga e punë më dinjitoze.

Duke folur për pensionistët, ai tha se rritja nominale e pensioneve nuk sjell përmirësim të mirëqenies nëse tejkalohet nga inflacioni.

“Nuk rritet mirëqenia e pensionistit tonë, nëse inflacioni është më i madh se rritja e pensionit”, ka thënë Gjini.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se opozita duhet të përgatitet për qeverisje, duke hartuar politika që u përgjigjen nevojave të qytetarëve, nga siguria dhe rritja e pagave e pensioneve, deri te përmirësimi i arsimit dhe shëndetësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.