Maqedonia
Pas Gruevskit, dëshmi duhet të jap edhe Janakieski
Sot para Komisionit hetimor për përgjimet do të dëshmojë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, tha dje Kryetari i komisionit Petre Shillegov, njofton Telegrafi.
Dje dëshmojë Kryeministri Gruevski i pari, dhe këto ditë para komisionit duhet të dëshmojnë edhe Ministri i financave Zoran Stavreski, ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-kreu i DSK-së Sasho Mihajllkov.