☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,800 ▼ -0.02% ETH $2,236 ▲ +0.2% XRP $1.1633 ▼ -1.89% SOL $89.7300 ▼ -0.61%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj

Influenceri holandez Tom van den Heuvel, i njohur në rrjetet sociale si Dutch Travel Maniac, i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë, duke përcjellë edhe një mesazh për emigracionin dhe “ruajtjen e kulturës” shqiptare.

Van den Heuvel është bërë i njohur për përmbajtjen e tij ksenofobe dhe raciste, ku publikon video nga qytete të ndryshme europiane kundër emigrantëve. Mediat në Holandë dhe Belgjikë e kanë lidhur përmbajtjen e tij me narrativa të ekstremit të djathtë dhe kundër emigracionit.

Në një video të publikuar gjatë protestës në Tiranë, ai u drejtohet shqiptarëve duke i paralajmëruar për atë që, sipas tij, ka ndodhur në Europën Perëndimore për shkak të emigracionit.

“Kam dëgjuar nga shoku im se gjithnjë e më shumë emigrantë po hyjnë edhe në vendin tuaj, Shqipërinë”, thotë ai, duke shtuar se Shqipëria “ende ka kulturën dhe vlerat e veta”.

Influenceri u bën më pas thirrje shqiptarëve që të bëjnë “gjithçka” për ta mbrojtur kulturën e tyre.

“Nëse nuk e bëni, do të përfundoni njësoj si Europa Perëndimore dhe të gjithë e dimë si shkoi”, shprehet Dutch Travel Maniac.

Van den Heuvel ka ndërtuar një audiencë të madhe në YouTube me video që fokusohen shpesh te retorika kundër emigrantëve dhe ndryshimet demografike në qytetet europiane. Në fund të tetorit 2026 kanali i tij numëronte mbi 760 mijë abonentë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.