☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.57 ▲1.38%
ARI 4,509 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +0.37% ETH $2,151 ▼ -0.32% XRP $1.4027 ▼ -0.73% SOL $90.9600 ▼ -0.34%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pas marrëveshjes me çekët, CEZ ndryshon emrin

OSHEE, emri i ri i kompanisë së shpërndarjes së energjisë

Vendimi – Disa ditë më parë CEZ mori vendim që grupin që do të negociojë detajet teknike të marrëveshjes me CEZ-in ta drejtojë kryetari i Entit Rregullator të Energjisë.

CEZ

Do ta kemi të vështirë të mësohemi me emrin e ri, por nga dita e djeshme CEZ bëhet OSHEE. Kompania e shpërndarjes së energjisë, juridikisht në pronësi të grupit çek CEZ deri në marrjen e vendimit nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, që nga 1 janari 2013 ndodhej nën administrim shtetëror. Dje CEZ ka ndryshuar emrin dhe nuk do të quhet më CEZ Shpërndarje, për të ndihmuar në krijimin e një imazhi sa më pozitiv për kompaninë. Ndryshimi i emrit bëhet me aplikim në QKR, por më parë “Enti Rregullator i Energjisë”, ka vendosur në 17 korrik miratimin e ndryshimit të emrit tregtar të shoqërisë “CEZ  SHPËRNDARJE” sh.a., në shoqërinë: “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” sh.a., me inicialet “OSHEE” sh.a. Marrëveshja e arritur në fund të qershorit, një natë para marrjes së statusit kandidat për në BE nga Shqipëria, parashikon transferimin e menjëhershme të aksioneve në favor të CEZ Shpërndarje, duke i dhënë shtetit pronësinë e plotë, pas marrjes se 76% të aksioneve që kishte grupi CEZ i Çekisë. Pala çeke hoqi dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë eurosh, vlerë me të cilën ajo bleu kompaninë në 2008. Shoqëria e re e shpërndarjes së energjisë tashmë shtetërore, do t’u paguajë çekëve 87.1 milionë euro, me këste deri në 2018, ndërsa interesat e paguara për katër vjet arrijnë në 7.9 milionë euro, duke e çuar koston që duhet të paguajë kompania në rreth 95 milionë euro. Palët heqin dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar dhe pala çeke tërhiqet nga procesi i arbitrazhit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.