☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.50 ▼0.46%
ARI 4,194 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,084 ▼ -0.41% ETH $1,735 ▲ +0.06% XRP $1.1341 ▼ -1.16% SOL $73.8600 ▲ +0.44%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.50 ▼0.46 % ARI 4,194 ▼1.21 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.50 ▼0.46 % ARI 4,194 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Pas shpëtimit të qeverisë greke, në radhë Marrëveshja e Prespës

Pasi Qeveria “Cipras” morri votëbesimin nga Kuvendi grek, tani është e hapur rruga për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. E njëjta të premten do të hyjë në procedurë parlamentare. Këtë e njoftoi kreu i Kuvendit grek Nikos Vicus. Në fjalimin para deputetëve, kryeministri grek tha se marrëveshja për emrin nuk është aspak e dëmshme për Greqinë dhe se në notën e protokollit të dërguar nga MPJ e Maqedonisë është sqaruar qartë çështja e identitetit dhe gjuhës Maqedonase.

Termi kombësia i referohet vetëm kombësisë dhe nuk përcakton ose paragjykon çështjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjuha zyrtare siç thuhet në marrëveshja, është e njohur nga OKB-ja dhe i përket grupit të gjuhëve sllave jugore- deklaroi Alexis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Votëbesimin e Qeverisë, kreu i opozitës greke Kyriakos Micotakis e quajti votë për Qeverinë rebele. Ai porositi pushtetin që të mos tentoj të bëjë hapa të fshehur për ta kaluar Marrëveshjen e Prespës në Komisionin amë në Parlament.

Harrojeni procedurat e shpejta dhe procedurat e fshehura për të shkuar përtej Marrëveshjes së dëmshme të Prespës. Dhe mos mendoni të bëni ndryshime në përbërjet e komisioneve parlamentare me ata që keqpërdorin forcat e vërteta të grupeve parlamentare- deklaroi Kyriakoc Micotakis, kryetar i Demokracisë së Re.

Pas votëbesimit, vëmendje e posaçme i kushtohet partisë POTAMI. Përfaqësuesit e saj pritet të vendosin nëse do të mbështesin apo jo marrëveshjen në Kuvend. Nënkryetari i POTAM-it Jorgos Mavrotas, ka dhënë sinjale pozitive, duke i cilësuar si pozitive sqarimet e dhëna në protokollin e dorëzuar nga MPJ-ja e Maqedonisë. Ai hodhi poshtë zërat se partia që përfaqëson është nën presion nga jashtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.