Bota

Pas tensioneve me letra, Erdogan telefonon Donald Trump, ja çfarë është diskutuar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në lidhje me bisedën me Trump ka postuar në rrjetin social Twitter.

“Në bisedën telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, përveç marrëdhënieve bilaterale shkëmbyem mendime në lidhje me zonën e sigurt që planifikohet të vendoset në lindje të Eufratit”, shkroi ai.

Ai shprehu kënaqësinë për hapat e ndërsjellë që i kanë hedhur për të përforcuar marrëdhëniet turko-amerikane, duke potencuar dëshirën për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta që rajoni të arrijë paqen, prosperitetin dhe stabilitetin.

Turqia dhe SHBA dje arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar.

Në bisedimet e së enjtes, Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button