🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,491 ▼0.94%
DOW 52,111 ▼0.45%
NASDAQ 24,774 ▼1.44%
NAFTA 87.02 ▼1.74%
ARI 3,868 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,582 ▼ -0.22% ETH $1,823 ▲ +0.77% XRP $0.9543 ▼ -0.38% SOL $70.9600 ▼ -0.28%
S&P 500 7,491 ▼0.94 % DOW 52,111 ▼0.45 % NASDAQ 24,774 ▼1.44 % NAFTA 87.02 ▼1.74 % ARI 3,868 ▼0.47 % S&P 500 7,491 ▼0.94 % DOW 52,111 ▼0.45 % NASDAQ 24,774 ▼1.44 % NAFTA 87.02 ▼1.74 % ARI 3,868 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pasojat e protestave, zjarrit dhe shkatërrimeve në Tiranë, bizneset deklarojnë 3,59 milionë euro përmes platformës “Dë

Kryesisht në Rrugën e Durrësit dhe zonën e 9-katsheve, 125 biznese, ndër to banka të nivelit të dytë, një institucion i mikrofinancës dhe kompani telefonie kanë aplikuar për kompensim nga dëmet e shkaktuara gjatë protestave në kryeqytet.

“Dëmtimi i bizneseve nuk duhet parë vetëm në aspektin e kostos së drejtpërdrejtë materiale. Ka edhe një efekt ekonomik që lidhet me ndërprerjen e aktivitetit, humbjen e të ardhurave dhe pasigurinë që krijohet për sipërmarrjen. Në këtë kuptim, është e rëndësishme që procesi i kompensimit të jetë sa më transparent dhe të mbështetet në kritere të qarta”, thotë për A2 CNN Edison Zaçaj, pedagog, ekspert ekonomie.

Sipas të dhënave të raportuara, vlera e dëmeve materiale të deklaruara online deri më tani arrin në 3.59 milionë euro. “Shifra e raportuar tregon një faturë të konsiderueshme për ekonominë, por duhet parë edhe në raport me dëmet që mund të mos jenë evidentuar ende. Përtej vlerës monetare, këto ngjarje ndikojnë në klimën e biznesit dhe në perceptimin e sigurisë për investitorët, veçanërisht për subjektet që ushtrojnë aktivitet në zonat më të ekspozuara”, thotë Zaçaj.

Subjektet tregtare mund të deklarojnë online dëmet e shkaktuara në ambientet e tyre, duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Bizneset duhet të ngarkojnë fotografi të dëmeve të shkaktuara, si dhe dokumente të tjera mbështetëse që mund të shërbejnë për të vërtetuar situatën e raportuar.

“Verifikimi është hallka më e rëndësishme e këtij procesi. Duhet të ketë një mekanizëm që garanton se çdo pretendim është i dokumentuar, se vlera e dëmit është reale dhe se kompensimi shkon te subjektet që plotësojnë kriteret. Kjo shmang abuzimet dhe garanton përdorimin e drejtë të fondeve publike”, thotë Zaçaj.

Akti normativ i qeverisë parashikon se bizneset e dëmtuara gjatë protestave do të mund të kompensohen nga shteti për vlerën e plotë të dëmit të verifikuar. Më pas, shteti do të kërkojë rikuperimin e shumave nga personat përgjegjës dhe, nëse plotësohen kushtet ligjore, edhe nga organizatorët e tubimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.