🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.93 ▲1.41%
ARI 4,140 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,563 ▼ -1.25% ETH $2,393 ▼ -1.38% XRP $1.2988 ▼ -0.94% SOL $104.4200 ▼ -0.94%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.93 ▲1.41 % ARI 4,140 ▼0.48 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.93 ▲1.41 % ARI 4,140 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pastrim parash duke e deklaruar ujin si derivate të naftës, aktakuzë ndaj 12 të pandehurve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 12 personave për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Falsifikimi i parasë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shpëlarja e parave”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.M., F.M., K.V., F.V., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., G.Q. dhe S.M. kanë vepruar në bashkëpunim gjatë periudhës nga janari i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2025, përmes një skeme mashtrimi që përfshinte importimin e derivateve të naftës, përdorimin e autoboteve të modifikuara, faturimin e transaksioneve të dyshuara fiktive, si dhe deklarimin e pasaktë të qarkullimit dhe të detyrimeve tatimore, duke i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej 4,637,893.69 eurosh.

“Sipas aktakuzës, F.M dhe F.M, ku i pandehuri F.M është kujdesur për krijimin e një rrjeti bashkëpunëtorësh brenda territorit të Kosovës dhe me shtetas shqiptarë, duke blerë derivatet e naftës nga “G.O.G.” SH.A, në Shqipëri, me qëllim importimin e tyre në Kosovë, ku gjatë rrugës drejt Kosovës, mjetet transportuese, në shumicën e rasteve, dyshohet se janë zëvendësuar me mjete të tjera të modifikuara, të cilat mbusheshin me ujë deri në 90 për qind të kapacitetit të tyre. Pjesa e derivateve të naftës, ndërkohë, mbetej për t’u shitur në territorin e Shqipërisë.

Të pandehurit F.K dhe K. V., sipas aktakuzës, kanë bashkëpunuar në skemën e importimit dhe deklarimit të derivateve të naftës, përfshirë deklarimin e sasive të ujit si naftë dhe lëshimin e faturave për mallra që pretendohet se nuk kanë ekzistuar dhe shmangies nga tatimi përmes bizneseve “E. P.” SH.P.K. dhe “K. O.” SH.P.K”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, S. K. dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë përmes biznesit “E. P.” SH.P.K., duke siguruar, lëshuar dhe pranuar fatura të dyshuara fiktive për blerjen dhe shitjen e derivateve të naftës, me qëllim të zvogëlimit të detyrimeve tatimore.

Sipas aktakuzës, N. B. dyshohet se, përmes biznesit “S.” SH.P.K., ka siguruar dhe lëshuar fatura për transaksione të dyshuara fiktive, si dhe ka deklaruar blerje të derivateve të naftës që pretendohet se nuk kanë ekzistuar.

D. M., sipas aktakuzës, dyshohet se ka bashkëpunuar në skemën e importimit dhe tregtimit të derivateve të naftës përmes bizneseve “V. P.” SH.P.K. dhe “VEDV. G.” SH.P.K.

Të pandehurit, pas shkarkimit të derivateve të naftës, mjetet transportuese dyshohet se i kanë mbushur me ujë dhe i kanë shkarkuar në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Sipas aktakuzës, A. M. ka bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë përmes biznesit “C. O.” SH.P.K., duke siguruar ose pranuar fatura të dyshuara fiktive për shitblerjen e derivateve të naftës.

S. M. dyshohet se ka mbajtur në emër të tij pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat, sipas Prokurorisë, janë përdorur ose financuar nga persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

M. M., sipas aktakuzës, dyshohet se ka pasur rol në organizimin dhe mbikëqyrjen e transportimit të derivateve të naftës, përfshirë dërgimin e autoboteve për modifikim në një punëtori në Han të Elezit.

N. M. dyshohet se ka marrë pjesë në transportimin e këtyre ngarkesave drejt pikës kufitare të Vërmicës, me qëllim të shmangies së kontrolleve doganore dhe përfitimit material.

Ndërkaq, G. Q. akuzohet se ka kryer modifikime teknike në autobote, duke ndërhyrë në ndarjet e brendshme, tubacionet dhe kolektorët, si dhe duke mbyllur ose ndryshuar disa nga daljet origjinale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.