Maqedonia

Pastrimi i listave, BDI dhe VMRO-DPMNE pajtohen me KSHZ-në

Nëpërmjet një komunikatë për shtyp, partia shqiptare në Maqedoni, BDI ka njoftuar se e pranon metodologjinë e përgatitur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për pastrimin e listave zgjedhore.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ndërmerr këtë hap në funksion të tejkalimit të të gjitha pengesave të mundshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe fton të gjitha palët që të japin kontributin e tyre për ta përmbyllur këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin”, thuhet në komunikatën e saj.

Edhe VMRO-DMPNE e ka pranuar metodologjinë e propozuar nga KSHZ dhe ka tërhequr të gjitha amendamentet, duke theksuar se KSHZ ka të gjitha përgjegjësitë ligjore, kapacitetet dhe përkrahjen e të gjitha institucioneve të vendit për të pastruar listat zgjedhore.

Ndërkohë raportohet se partitë politike do të vazhdojnë takimet ku do të flitet për pastrimin e listave dhe për ricaktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ishin parashikuar për më 24 prill të këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button