☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.33 ▼1.26%
ARI 5,000 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,145 ▼ -1.46% ETH $2,329 ▼ -0.85% XRP $1.5192 ▼ -2.8% SOL $94.6300 ▼ -0.47%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.33 ▼1.26 % ARI 5,000 ▼0.17 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.33 ▼1.26 % ARI 5,000 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Patozi nis sot një lëvizje të re brenda PD. Selami: Ja ku e mbështes

Ndërsa Eduard Selami vijon takimet intensive me strukturat, njësoj siç bën Lulzim Basha, për të marrë një tjetër mandat kryetari, një tjetër zë i fuqishëm brenda PD-së, Astrit Patozi nis një lëvizje të re.

Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, Selami komenton lëvizjen brenda PD që ka paralajmëruar të nisë Astrit Patozi dhe anëtarë të tjerë të kryesisë së PD-së, që firmosën për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Ai thotë se ka disa pika ku e mbështet Patozin, por edhe të tjera ku nuk bashkohet me të.

“Ndaj shqetësimet e tyre, por jo rrugën. Edhe unë mendoj se zoti Basha duhet të jepte dorëheqjen për t’i hapur rrugën një gare të ndershme. Edhe unë mendoj që koha e fushatës është shumë e shkurtër. Edhe unë mendoj që duhet të ketë më shumë transparencë. Për këtë çështje e kam ftuar disa herë në debat publik me mediat z. Basha.

Në fakt, më premtoi se në Korçë do kishim një debat të hapur, por nuk ndodhi kështu. Unë mendoj që nuk ka asnjë arsye që listat të mos shpallen dhe të jenë sekrete. Ne nuk jemi parti ilegale, listat duhet të shpallen…

Por për t’ju kthyer saj lëvizjes, unë nuk jam dakord me rrugën që ata kanë zgjedhur.

Z. Patozi dhe kushdo tjetër që është pjesë e asaj lëvizje nuk mendoj se i shërbejnë rimëkëmbjes së partisë.

Megjithatë, ata kanë zgjedhur atë rrugë, unë kam zgjedhur një tjetër. Por askush nuk më heq mua të drejtën të kandidoj”,- tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.