🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,689 ▼ -1.72% ETH $2,221 ▼ -1.08% XRP $1.3320 ▼ -1.7% SOL $82.5100 ▼ -2.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Patozi: Përmbytja nuk ka nevojë për zogj e dele, as për furgonat me oriz të PD

Ish-Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, ka kritikuar sot Partinë Demokratikeë për furgonët me ndihma që po dërgon në zonat e përmbytura, duke e konsideruar këtë akt, një propagandë njësoj si ajo që po bën dhe Kryeministri me Kryetarin e Kuvendit dhe jo ndihmë reale për ata banorë.

patozi“Ne nuk kemi nevojë, – tha Patozi sot në Kuvend, – për një kryeministër që të shpërndajë dele dhe një kryetar kuvendi, që të shpërndajë zogj pule, sepse nuk di që në Qeveri të ketë ndonjë stallë dhe në Kuvend, ndonjë pulari, por as dhe për furgonat me oriz që nisen nga selia e opozitës, se nuk di të ketë atje ndonjë magazinë orizi.

A nuk e patë Kryeministrin kur në gjoks kishte vendosur një qingj të njomë duke u mburrur se kishte ndarë 200 dele nga tufa e tij? Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, për të mos e imituar plotësisht, dërgoi në Ferras 5 mijë zogj pule! Por njerëzit kanë nevojë të dinë se përmbytjet nuk do të kthehen në fatkeqësi sa herë bie shi.

Duhet një strategji për ata banorë, parashikuar qoftë edhe shpërnguljen e tyre e madje, paratë nuk është vështirë të gjenden. Mjaton që Qeveria të anullojë tenderin skandaloz të “check up” në shëndetësi, që iu dha një kompanie dhe ja tek u gjendën disa milionë,” – theksoi Patozi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.