☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,566 ▼0.09%
DOW 52,822 ▲0.31%
NASDAQ 26,091 ▼0.68%
NAFTA 79.68 ▲0.1%
ARI 3,999 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,696 ▼ -0.97% ETH $1,884 ▼ -2.34% XRP $1.1124 ▼ -0.97% SOL $76.4600 ▼ -1.91%
S&P 500 7,566 ▼0.09 % DOW 52,822 ▲0.31 % NASDAQ 26,091 ▼0.68 % NAFTA 79.68 ▲0.1 % ARI 3,999 ▼1.31 % S&P 500 7,566 ▼0.09 % DOW 52,822 ▲0.31 % NASDAQ 26,091 ▼0.68 % NAFTA 79.68 ▲0.1 % ARI 3,999 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Kosova

Paunoviq nuk tërhiqet nga deklarata fashiste: I kërkon falje Vuçiqit, jo shqiptarëve të Kosovës

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka reaguar pas valës së kritikave që shkaktoi deklarata e saj për Kosovën, por pa u tërhequr nga përmbajtja e saj dhe pa u kërkuar falje shqiptarëve të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Informer TV, Paunoviq u kërkoi falje vetëm presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut, duke thënë se ata ishin akuzuar padrejtësisht për shkak të deklaratës së saj.

“I kërkoj falje presidentit Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Macut, për faktin se ata janë akuzuar pa asnjë faj”, tha ministrja serbe.

Paunoviq këmbënguli se deklarata e saj ishte keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit, duke pretenduar se nga një intervistë njëorëshe ishin shkëputur vetëm shtatë sekonda.

“Çfarë kam thënë ishte historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të më duhet të shpjegoj se kjo nuk është politika e presidentit dhe as e qeverisë”, u shpreh ajo.

Megjithatë, në asnjë moment ministrja nuk mohoi përmbajtjen e deklaratës së saj dhe as nuk shprehu keqardhje ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilët u ndjenë të fyer nga retorika e saj. Përkundrazi, ajo vazhdoi të mbrojë atë që kishte thënë, duke insistuar se fjalët e saj ishin keqinterpretuar nga opinioni publik.

Paunoviq reagoi edhe ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen në territorin e vendit, duke e cilësuar atë si paradoksal.

Deklarata e saj fillestare, në të cilën shprehte dëshirën për një kthim në periudhën para vitit 1999, është dënuar gjerësisht në Kosovë dhe jashtë saj, duke u cilësuar si retorikë nacionaliste dhe nxitëse.

Edhe pas reagimeve të shumta, ministrja serbe nuk është distancuar nga deklarata, por ka zgjedhur të kërkojë falje vetëm për pasojat politike që ajo shkaktoi ndaj udhëheqjes së Serbisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.