☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.24 ▼3.37%
ARI 4,553 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +1.05% ETH $2,172 ▲ +1.38% XRP $1.4214 ▲ +0.55% SOL $92.6800 ▲ +2.62%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Pavarësia e Katalonjës: bastisje dhe arrestime në Barcelonë

Me fuqinë e pushtetit autoritetet spanjolle përpiqen t’i ndalojnë njerëzit në Katalonjë që të mos e mbajnë referendumin për pavarësinë. Një sërë arrestimesh flasin për acarimin e gjendjes.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy u ka bërë thirrje udhëheqësve rajonalë të Katalonjës që të anulojnë një referendum të planifikuar për t’u shkëputur nga Spanja. Në një fjalim televiz të mërkurën në mbrëmje, Rajoy kërkoi nga udhëheqësit katalanas që “të kthehen pas në rrugën e ligjit dhe të demokracisë. Ky referendum është një fantazi e çmendur”, tha ai.

Një javë e gjysmë para referendimit të planifikuar të pavarësisë në Katalonjë, policia spanjolle ndërmori kontrolle në disa zyre të qeverisë rajonale në Barcelonë. Policia ushtarake hyri në zyrat për ekonominë dhe politikën e jashtme si dhe në zyrën e kryeministrit, tha një zëdhënës i autoriteteve rajonale. Qeveria qendrore spanjolle përpiqet me të gjitha mënyrat që ta pengojë referendumin e 1 tetorit, tha ai.

Më parë, kryeministri spanjoll Rajoy tha se meqenëse qeveria e Katalonjës po shkel kushtetutën e Spanjës, “në mënyrë logjike shteti duhet të ndërhyjë”. “Asnjë shtet demokratik në botë nuk do të pranonte atë që propozojnë këta njerëz”, tha Rajoy.

Qeveria spanjolle e quan ilegal referendumin. Gjykata kushtetuese spanjolle e shpalli të paligjshëm ligjin për referendumin të vendosur në Barcelonë. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetime kundër më shumë se 700 kryetarëve katalanas të bashkisë, të cilët e mbështesin referendumin e planifikuar të pavarësisë.

Kryetari i qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont e akuzoi qeverinë se faktikisht ka shpallur “gjendjen e jashtëzakonshme”.  Rregullat e autonomisë praktikisht janë hequr për Katalonjën, për shembull përmes kontrolleve më të rrepta të qeverisë qendrore mbi financat e saj, tha Puigdemont.

Arrestojnë dorën e djathtë të zëvendëskryeministrit

Në aksionin në orët e mëngjesit të së mërkurës, policia arrestoi gjithsej 14 persona. Veç kësaj ajo konfiskoi rreth nëntë milionë fletë votimi. Në kryeqytetin katalanas u kryen gjithsej 41 bastisje, bëjnë të ditur mediet duke iu referuar autoriteteve të drejtësisë.

Ndër të tjera u arrestua Josep Maria Jove, dora e djathtë e zëvendëskryeministrit Oriol Junqueras. Se për se akuzohet konkretisht ai, kjo është e paqartë. Një ditë më parë, drejtësia spanjolle pati ftuar për t’i pyetur tri kryetarë bashkish të qyteteve të Katalonjës, që e mbështesin referendumin. Kundër tri politikanëve komunalë nga Mollerussa, Oliana dhe Pont de Suert zhvillohen hetime për shkak të dhënies së ndihmës për referendumin. Megjithatë kundër tyre ende nuk është shpallur akuzë formale. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetime kundër gjithsej më shumë se 700 kryetarëve katalanas të bashkive. Rreth 50 prej tyre morën një ftesë zyrtare. Ai që nuk shkon, e pret arrestimi.

Pas kontrolleve, rreth 4000 katalanas u mblodhën për protestë në qendër të qytetit. Ata thërrisnin “pavarësi” dhe ne “do të votojmë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.