Maqedonia
Pavlopoulos: Maqedonia të heq dorë nga qëndrimet iredentiste
Masat për ndërtimin e besimit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë dhe marrëdhëniet e zbutura në mes të dy palëve nuk e ndryshojnë qëndrimin radikal të kryetarit grek, Prokopis Pavlopoulos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ditën e çlirimit të qytetit Voden, ku edhe u shpall qytetar nderu, Pavlopoulos edhe njëherë theksoi se Maqedonia ka qenë dhe do të mbetet greke.
Ai porositi qeverinë e Maqedonisë që t’i lë anash tendencat iredentiste, pasi që nuk do të integrohet në BE, derisa t’i mbajë qëndrimet e tilla.
Përndryshe, kryetari grek e ka vënë në shënjestër të tij Maqedoninë, qysh nga fillimi i mandatit të tij si kryetar i Greqisë.