Politika
PD bojkoton votimin për kryetarin e Kuvendit, mbush kutinë me pankarta

Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kreu i grupit të PD, Bardhi deklaroi para votimit se kjo shumicë nuk ka legjitimitet, teksa lëshoi akuza dhe ndaj Niko Peleshit, duke e cilësuar atë si mik të Klodian Zotos.
“Kjo shumicë nuk ka legjitimit për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Kjo është njësoj si të vesh Klodian Zoton. Me këtë propozim po na tregoni se filozofia juaj është krim, vjedhje, korrupsion. Ne nuk marrim pjesë në votim”, tha Bardhi.



